Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosovë-Greqi dhe Turqia (Serbia) në mes

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Besimi kundër ndryshimit apo vlera elektorale e vaksinave

Nga: Mentor Nazarko

Vizita e fundit e ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, në Prishtinë krijoi një farë iluzioni se paper-i që fliste për njohjen nga Greqia mund të ishte i vërtetë. Mirëpo, mesazhet elokuente që dha shefi i diplomacisë greke në Prishtinë nuk lejonin mëdyshje: njohja greke mund të ndodhë në fund të dialogut. Kjo vizitë, megjithatë, e paraprirë nga ajo e kryebashkiakut të Athinës, nipit të Kryeministrit aktual Mitsotakis, i cili u snobua në Prishtinë, nuk ishin pa mesazhe që meritojnë vëmendje.

A mund ta njohë Greqia Kosovën, tani, para përmbylljes së dialogut me Serbinë? Mund të ketë shumë arsye pro dhe shumë arsye kundër, por ka një arsye të parë logjike dhe pragmatike.

Arsyeja e parë. Nga mosnjohja, pra, nga ambiguiteti, Greqia, ashtu si dhe vendet e tjera mosnjohëse, përfiton më shumë, sepse i luten të dy vendet. Serbia i lutet të mos ndryshojë pozicion, ndërsa Kosova ta njohë. Ndërsa luten, të dyja palët bëjnë dhe koncesione, kështu që Greqisë, Spanjës, Sllovakisë, Qipros apo Rumanisë, i leverdis më mirë kjo gjendje. Që nga 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e njohur automatikisht nga vendet e tjera të BE-së, u ka ecur më mirë kështu.

Arsyeja e dytë. Nëse sipas paper-it, që me gjasë është prodhuar në Serbi, Kosovës i ofrohet njohja nga Greqia në këmbim të firmës në marrëveshjen me Serbinë (pa njohje reciproke), kjo njohje para legalizimit të marrëveshjes nga BE-ja, si ndërmjetëse nuk do të kishte thuajse asnjë lloj domethënie. BE-ja dhe vetë vendet anëtare e kanë bërë të qartë se, në përfundim të dialogut, do të përshtaten, pra, do ta njohin Kosovën. Një muaj më para, apo më pas, për Kosovën nuk ka domethënie cilësore.

Arsyeja e tretë: lajmi për njohjen nga Greqia ishte pjesë e një paper-i, që me gjasë prodhohet në Beograd. Si i tillë, ai ishte pjesë e një fushate që udhëheqësit serbë po e prodhojnë në vendin e tyre, sipas lajtmotivit të viktimizimit dhe pranimit të kompromiseve: po na bëjnë presion të madh SHBA dhe BE, por ne nuk do dorëzohemi, ose do bëjmë lëshime të vogla.

ÇFARË DUHET TË BËJË KOSOVA PËRKUNDREJT GREQISË DHE VENDEVE TË TJERA MOSNJOHËSE?

Mirëpo, thënë këtë, Kosova e qeverisjes Kurti ka mundësi të bëjë hapa drejt Greqisë dhe vendeve të tjera jonjohëse. Pikërisht mbi bazën e precedentit aktual grek: Greqia vendosi të avancojë statusin e zyrës së Kosovës në Athinë, nga zyrë ekonomike në zyrë të interesave kosovare atje, pra, edhe interesave politike etj., dhe me gjasë duke pajisur me imunitet diplomatët e saj, fakt për të cilin nuk u fol në media. E njëjta gjë mund të tentohet me Sllovakinë, me Rumaninë, me Spanjën, por pse jo, të tentohet të iniciohet diçka me Qipron, ku në pushtet është një President i djathtë, me lidhje të afërta me Nea Demokracia-n.

Precedenti aktual grek mbështetet më së shumti në ekonomi, por jo vetëm. Të gjendur të trysnuar nga avancimi turk në Ballkan, madje edhe në Serbi, Greqia i dha një shah të vogël Serbisë me këtë intensifikim të marrëdhënieve me Kosovën. Dendias erdhi vetëm në Prishtinë dhe motivi ishte ekonomik në dukje: ndërlidhja e Kosovës me TAP-in, apo me një central me gaz të lëngshëm, të financuar nga SHBA-të, duke shfrytëzuar tubacionet ekzistuese të saj. Ndërmarrësit grekë trajtohen në Serbi si të dorës së dytë, për shkak të dominimit turk, marrëdhënieve të shkëlqyera Vuçiç-Erdogan dhe Greqia ka nevojë për tregje të reja në Ballkan. Në një kontekst si ky, Kosova mund të tentojë të luajë me Qipron, duke i kërkuar të vendosë atje një zyrë të interesave ekonomike. Ndihmën për këtë, mund t’ia kërkojë saktësisht Greqisë, e cila për ta sfiduar Turqinë, edhe mund ta bëjë këtë. Pse jo, mund t’ia kërkojë dhe Izraelit, i cili ka marrëdhënie të mira me Qipron.

Sipas precedentit grek, Kosova mund të tentojë të avancojë statusin e zyrës së vet nga ekonomike në zyrë politike dhe në Sllovaki, ku në krye të saj është një serb i Kosovës, Srdjan Sentic.

Kosova mund të luajë duke kërkuar çeljen e një zyre të interesave ekonomike dhe me Spanjën e udhëhequr nga e majta, në drejtim të së cilës mund të ndihmojnë ishKryeministri italian, D’Alema, mik i Kosovës dhe mik i Kryeministrit aktual spanjoll, apo dhe ish-numri një i NATO-s në kohën e bombardimeve, Havier Solana. Pa folur që një lobim biznesi mund të ishte efektiv, duke shfrytëzuar dinamikat interesante që krijon futbolli: u humb shansi në ndeshjen e parë në Spanjë, por mund të tentohet sërish mbështetur në atmosferën që do të krijojë ndeshja e kthimit në Prishtinë. Interesante është të kuptohet se pse nuk aktivizohet Veton Surroi afër qeverisë Kurti, i cili gjithmonë ka lënë të nënkuptohet se ka marrëdhënie të mira me Spanjën dhe botën hispanike.

Mirëpo që Kosova të luajë përkundrejt Greqisë, duhet të shkëputet nga inercia në gjykime që ekziston në diplomacinë kosovare, sipas së cilës Greqia është aleat i palëkundur i Serbisë. Pse vallë kjo gjë nuk ndryshoka, kur Serbia ia ka hapur dyert Turqisë? Pse Kostas Bakojanisi, kryebashkiaku i Athinës, nuk u trajtua me respekt të plotë në Prishtinë?

Së dyti, Kosova e Kryeministrit Kurti duhet të tentojë të shkëputet pak nga hija e vëllait të madh Erdogan, duke iu “lutur” atij për pak më shumë autonomi në politikën e jashtme, ndryshe nga qeveritë paraardhëse.

Dhe së treti: qeveria Kurti duhet të fokusohet në dialog. Përmbyllja e dialogut zgjidh dilemat e mësipërme dhe prodhon një zinxhir ngjarjesh në politikën e jashtme, të cilat do t’ia kursenin energjitë diplomatike, që harxhohen duke u marrë me njohje individuale. Në shtator 2010, kur u diskutua mendimi këshillimor i GJND-së, pro pavarësisë së Kosovës dhe nisi dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, gjithë vendet anëtare të OKB-së jonjohëse, pra, edhe Rusia, Kina, Brazili, India etj., thanë se do të respektonin dialogun. Nëse marrëveshja përfundimtare e dialogut në 2021 apo 2022 do të përmbante një nen, i cili s’dihet se pse është tkurrur në Marrëveshjen e Brukselit të 2013, sipas të cilit dy vendet s’do të pengonin anëtarësimin e njeri-tjetrit në organizatat ndërkombëtare (pra dhe në OKB), ky nen do të sillte në mënyrë zinxhirore njohjet individuale.

Ja pse dialogu duhet të jetë prioriteti numër një, edhe pse jo me njohje reciproke, sepse njohja reciproke do të nënkuptonte një Pazar apo negociatë shumë më komplekse. Kur në negociatë i kërkon tjetrit shumë, atëherë duhet t’i japësh shumë.

Tags: kosovaMentor Nazarkoopinionshqiperia

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Babai iu dënua burgim të përjetshëm, reagon i biri i Ratko Mlladiç

Babai iu dënua burgim të përjetshëm, reagon i biri i Ratko Mlladiç

A shkakton vaksina anti-covid zmadhim të zemrës?

A shkakton vaksina anti-covid zmadhim të zemrës?

Biden: Në fund të majit SHBA do të kenë vaksina për të gjithë të rriturit

Dënimi i Mlladiç/ Biden: Vendim historik, kush kryen krime mban përgjegjësi

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)
Showbizz

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

by mirseda
16:45 | 21/07/2025
0

Një detaj nga performanca e Egli Takos ka bërë që vëmendja të zhvendoset nga muzika te polemikat....

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com