Kryeminsitri Edi Rama, është shprehur shumë i kënqaur nga vizita në Budapest, pas takimit me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama tha se Hungaria do ta mbështesë Shqipërinë në shumë sekotorë, dhe bashkëpunimi midis dy vende do të shënojë rritje.
Rama nuk kurseu abatutat kur tha se marrëdhëniet shqiptaro-hungareze ishin shumë të vjetra, ku Hungaria na dhuroi një mbretëreshë Gerldinën dhe Shqipëria i dhuroi Golashënuesin Uzunin më të mirë të Ferencvarosit.
Edi Rama: ”I jam shumë mirënjohës Kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme, për të pasur këtë transferim të dijes, sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në aspektin dypalësh ekonomik, por gjithashtu dhe në atë kulturor dhe në arsim.
Atë çka Hungaria ka bërë gjatë viteve të fundit për të përmirësuar arsimin, për të mbështetur të rinjtë e talentet, për të inkurajuar familjet që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë, është frymëzuese. Jam edhe njëherë mirënjohës dhe pres me padurim që të përforcojmë këtë bashkëpunim. Siç e tha Kryeministri, miqësia jonë është e vjetër tashmë, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju kemi dhuruar golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi-t, kështu që ka shumë më tepër për t’u bërë”.