Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Daçiç: Rusia ashtu si Serbia mendon se Kosova është pjesë e jona

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Daçiç: Rusia ashtu si Serbia mendon se Kosova është pjesë e jona

Rusia mbështet fuqishëm qëndrimin se Kosova është “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë një vizite zyrtare në Moskë.

Në një fjalim drejtuar deputetëve të Dumës ruse, Daçiç tha se për Serbinë është e rëndësishme mbështetja e Rusisë në respektimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, mbi praninë e forcave ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

“Sot, Rusia është mbrojtësja më e madhe dhe më me ndikim e interesit tonë suprem kombëtar, të cilin ne e mbrojmë në skenën ndërkombëtare, dhe ai është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë”, tha Daçiç, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai tha se Beogradi po zhvillon një dialog konstruktiv me Prishtinën dhe se ai dëshiron një kompromis, i cili do të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Daçiç tha se Serbia nuk do të lejojë që zgjidhjet të imponohen dhe të jenë të njëanshme.

Duke iu referuar rrugës për në Bashkimin Evropian, Daçiç tha se Serbia dëshiron të hyjë në BE dhe të punojë në këtë drejtim, por, sipas tij, ajo nuk do të pranojë që në këtë rrugë të vendosen pengesa, siç është njohja e Kosovës.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Bisedimet pritet të vazhdojnë këtë muaj me një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Të martën, gjatë një vizite në Prishtinë, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve. /evropaelire

Tags: ivica dacickosoveserbi

TË LIDHURA

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina
Rajoni

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

15:03 | 28/03/2026
Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë
Rajoni

Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë

20:11 | 27/03/2026
Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen
Aktualitet

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

16:19 | 27/03/2026
Next Post
Mas*kra e Tulsës/ Presidenti Biden përkujton tmerrin e 100 viteve më parë

Presidenti Biden nderon viktimat e masakrës së Tulsës

Gjermania ashpërson sërish masat, zgjaten kufizimet deri më 18 prill

Perëndimi duhet të ri-gjejë shtyllën e vet kurrizore

Kosovë, Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Albin Kurti do të takojë Vuçiçin: Takimi i parë me të në jetën time







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit
Bota

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

by mirseda
22:03 | 28/03/2026
0

Grupi Houthi i Jemenit nisi një tjetër raketë drejt Izraelit, disa orë pas përpjekjes së tyre të...

Macron: Sovraniteti i Irakut kyç për stabilitetin, thirrje për të shmangur përshkallëzimin

Macron: Sovraniteti i Irakut kyç për stabilitetin, thirrje për të shmangur përshkallëzimin

21:49 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
OBSH ngre alarmin: Nëntë ndihmës mjekësore të vrarë në Liban! Të ndalen sulmet

OBSH ngre alarmin: Nëntë ndihmës mjekësore të vrarë në Liban! Të ndalen sulmet

21:29 | 28/03/2026
Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

20:40 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com