Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja dhe Gjermania zhvillojnë bisedime për çështjen e gazsjellësit rus

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA-ja dhe Gjermania zhvillojnë bisedime për çështjen e gazsjellësit rus

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar diskutime në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për gazjellësin Rrjedha Veriore 2. Bisedimet po mbahen në Uashington, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai tha se është në interesin e Gjermanisë që të arrijnë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk do të jetë e lehtë dhe mund të mos ndodhë shpejt, por unë kam besim se do të kemi sukses në arritjen e një zgjidhjeje”, tha Maas pa dhënë më shumë detaje.

Rreth 95 për qind e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit nga Rusia kanë përfunduar dhe i gjithë projekti pritet të finalizohet në muajin shtator. Ndërtimi i tij kishte shkaktuar përplasje mes administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe Berlinit. Që kur e mori detyrën në janar, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është në përpjekje për të përmirësuar raportet me Evropën.

Mediat gjermane raportuan se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dërguar dy ndihmësit e saj më të afërt në Uashington për të punuar në një marrëveshje kompromisi përpara vizitës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Evropë në mes të qershorit.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se tubacioni do ta bëjë Evropën më të varur nga furnizimet e energjisë ruse dhe do të anashkalojë Ukrainën, e cila mbështetet në tarifat e tranzitit të gazit.

Qeveria gjermane ka refuzuar të ndalojë punën e projektit, duke thënë se kjo është një çështje e brendshme. Biden, ka thënë se gjermanët janë të vetdijshëm për shqetësimet amerikane.

Ai gjatë qëndrimit në Evropë pritet të takohet me kancelaren Merkel si dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Më 19 maj administrata e Bidenit sanksionoi disa kompani dhe anije për punën e tyre në projektin Rrjedha Veriore 2, por hoqi dorë nga sanksionet për kompaninë Nord Stream 2 AG që qëndron prapa projektit dhe shefin ekzekutiv të saj, Matthias Warnig, një aleat i ngushtë i Putinit.

Kompania ruse e energjisë Gazprom, që kontrollohet nga shteti, është aksionare kryesore në kompaninë Nord Stream 2 AG me qendër në Zvicër./REL/

Tags: gazsjelles rusGjermaniaSHBA

TË LIDHURA

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time
Bota

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

20:30 | 03/09/2025
Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime
Bota

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:32 | 03/09/2025
Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja
Bota

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

17:59 | 03/09/2025
Next Post
Mitrovicë, maturantët serbë sulmojnë me fishekzjarre Policinë e Kosovës

Mitrovicë, maturantët serbë sulmojnë me fishekzjarre Policinë e Kosovës

Rusia arreston opozitarin Pivovarov

Rusia arreston opozitarin Pivovarov

”Do ta vuaj çantën e zezë”/ Braho sulmon Metën: Është puçist, do shkarkohet

''Do ta vuaj çantën e zezë''/ Braho sulmon Metën: Është puçist, do shkarkohet

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025




TË FUNDIT

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën
Aktualitet

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën

by mirseda
20:53 | 03/09/2025
0

Një grua u gjet e vdekur të mërkurën pasdite në Patisia, pasi kishte lindur pak orë më...

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

20:30 | 03/09/2025
Analiza e REL: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

Analiza e REL: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

20:05 | 03/09/2025
Nga Vllaznia te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin

Nga Vllaznia te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin

19:57 | 03/09/2025
Apple njofton se iPhone 17 nuk do të ketë vend për kartë SIM

Apple njofton se iPhone 17 nuk do të ketë vend për kartë SIM

19:28 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com