Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Epitafi i prillit të thyer

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
‘Pritet të shpërthejë vullkani’, paralajmëron ish-deputeti: Presioni ndaj Ramës s’është zhdukur

Nga Luçiano Boçi

Arkëmorti bëri udhëtimin e tij të fundit shoqëruar me kërcitje fishekzjarresh e pëllitje kryeministrore. Pesha e tij çuditshëm dukej fare e lehtë, kuptuar nga shpejtësia e ecjes së kortezhit, pavarësisht se të gjithë e dinin që qefini bashkë me trupin brenda qivurit ishin tepër të rëndë.

Me nxitim, i përcjellë me nderime e elozhe nga ambasadorët, ai u fut shtatë pashë nën dhe pa shumë zhurmë mediatike e kërcitje deklaratash. Shumëkush e dinte që ky ishte procesioni më i kushtueshëm i bërë ndonjëherë. Lekët ishin hedhur pa hesap që ai të ndodhte.

Por askush nuk u pa të qajë atë mot. Fytyrat e ngrira me ngazëllimin e ndryrë brenda, konkurronin me dinjitet buzëqeshjet e stampuara pa emocion që varrmihësit shpërndanin si urime midis njëri-tjetrit. Gjindja ishte e mpirë. Jo nga ceremonia, por nga varfëria. Lodhja nga jeta ishte aq e dukshme sa kalimi pranë i vdekjes krijonte një harmoni paqeje të kërkuar. Por kjo nuk ishte e papritur.

Gjindja jonë ka një tërheqje dhe marrëdhënie të çuditshme me Thanatos-in (vdekjen). Askund, kufijtë midis jetës dhe vdekjes, nuk janë kaq të shkrira si në gjindjen tonë. Adhurimi ndaj saj duket afër absolutes.

Tërheqja drejt saj duket si rrugë gjetje lumturie së cilës i mungon dimensioni i së ardhmes. Një lumturi e vizatuar me të zeza. Megjithatë askush nuk e ktheu kokën të shihte atë ditë ngjarjen e lumtur të pushtetit.

Vazhduan duke përtypur ritualin e mjerimit të përditshëm dhe propagandën falas, tashmë të shpërngulur nga televizionet në selitë e huaja hijerënda që mbyllnin veshët ndaj thirrjeve dëshpëruese të arsyes.

Fakti që zgjedhjet u bënë qefini i demokracisë nuk theu asgjë brenda tyre përveç se thyen dhe njëherë prillin  e shumë thyerjeve në histori. Vetëm diku përtej ceremonialit të bekuar me temjan lirie, kishte lindur debati profan për enigmën e madhe se kush ishte mbyllur në atë arkëmort të blerë me çmim rekord dhe të mirat që do vinin pas varrosjes madhështore të tij apo atë saj.

Një prej debatuesve i shquar për qeskat poshtë syve e me pamje si i arratisur nga Hadi, nuk e mbante dot gëzimin për faktin se brenda arkëmortit ishin futur si qefin, zgjedhjet.

Aq i lumtur ishte, sa me patetizëm deklaronte se më në fund Shqipëria kishte shpëtuar nga zgjedha e zgjedhjeve. E pas kësaj do shpërthente lumturia politike. Por nuk kishte si të ishte i së njëjtës mendje debatuesi që prej vitesh ofronte analizat e tij objektive publikut të marrosur pas dhunës dhe adhurimit për vdekjen e dimensioneve të jetës.

Me një sy ëndërrimtar i pandreqshëm dhe tjetrin gjykues virtuoz, ai shihte qartë se në atë arkëmort të rëndë sa një mal, ishte ndryrë vetë demokracia bashkë më votën e lirë dhe pasoja dihej.

E keqja kishte sanksionuar me këtë procesion jo thjesht pushtetin e saj, por dhe kishte blerë njëkohësisht të ardhmen si një e mirë hipotetike. Dëshpërimi i tij njerëzor ishte prekës dhe frymëzonte qëndrime kundër vdekjes, siç kishin bërë nga selia e tyre dhe mbrojtësit e jetës, por për të cilat në vendin tonë, ende duhet leje e posaçme tek zyrat me mitologji moderne.

Po kush pyet për debatin publik në vendin ku dashuria për vdekjen ngjan më e madhe se dashuria për jetën?! Aq më tepër që zhurma e faktorëve varrmihës për të gjetur epitafin e duhur mbi pllakën e varrit të sapo mbyllur kuiste me një zhurmë therëse metalike në mediat pro qeveritare, sa shponte çdo vesh qoftë dhe të shurdhët.

Për epitafin nën zë, thonë që u hap dhe një konkurs. Nga ato milionëshet për të gjetur një logo. Kështu të paktën pëshpëritnin ish-kostumdokët e dikurshëm, se në të vërtet gojët e liga thonë që ishte më shumë bast komik, se kush do e gjente përcaktimin më të humorshëm, se sa bast politik.

Qëllimi ishte që njerëzit kur ta lexonin të qeshnin. Nuk kishte rëndësi se ca do qeshnin hidhur me faktin e futjes në varr të zgjedhjeve e demokracisë dhe ca të tjerë do të qeshnin nga lumturia që më në fund ajo halë syri kishte vdekur. Vetë vlera e epitafit e kaloi kështu njëqindfish vlerën e vetë kapakut.

Përplasjet e garës midis gjithëditurit dhe gjithëpushtetshmit ishin dëshmi i dashurisë pa fund për integrimin e vendit dhe për drejtësinë e padrejtësisë. Ndërkohë, të emocionuar, blerësit e mandateve prisnin me ankth përfundimin e epitafit, si moment i sanksionimit të biznesit të tyre./panorama.al

Tags: demokraciaLuciano BociopinionZgjedhjet

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Njëriu më i pasur në botë shantazhohet me foto intime

Faktet e pabesueshme rreth miliarderëve më të pasur në botë

Edvin Prifti do ushtrojë profesionin e mjekut? Ja si vendosi Apeli i GJKKO-së

Edvin Prifti do ushtrojë profesionin e mjekut? Ja si vendosi Apeli i GJKKO-së

Mas*kra e Tulsës/ Presidenti Biden përkujton tmerrin e 100 viteve më parë

Mas*kra e Tulsës/ Presidenti Biden përkujton tmerrin e 100 viteve më parë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Politikë

Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

by mirseda
19:55 | 10/02/2026
0

Tensionet janë përshkallëzuar para ambienteve të Parlamentit. Pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt policisë,...

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

19:35 | 10/02/2026
PD shkon drejt Parlamentit, Lapaj dhe “Shqipëria Bëhet” rikthehen para Kryeministrisë

PD shkon drejt Parlamentit, Lapaj dhe “Shqipëria Bëhet” rikthehen para Kryeministrisë

19:33 | 10/02/2026
Fishekzjarret “ndezin” sheshin para Kryeministrisë, policia hedh ujë drejt protestuesve të opozitës

Fishekzjarret “ndezin” sheshin para Kryeministrisë, policia hedh ujë drejt protestuesve të opozitës

19:05 | 10/02/2026
Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

19:00 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com