E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Edvin Prifti do ushtrojë profesionin e mjekut? Ja si vendosi Apeli i GJKKO-së

Kardiologu Edvin Prifti nuk do të ushtrojë profesionin e tij. Këtë vendim e ka dhënë sot Gjykata e Posaçme e Apelit. GJKKO ka vendosur që Prifti të vazhdojë të jetë i pezulluar për ushtrimin e aktivitetit të tij. Ishte vetë mjeku Prifti që kërkoi heqjen e pezullimit të vendosur nga GJKKO, por Apeli ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë të pezulluar.

Mjeku Edvin Prifti u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash, duke ngritur kështu dyshimet për pastrim parash.

Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, në kuadër të një operacioni që vuri në pranga 9 persona, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra.

Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...