Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nis kolaudimi i makinave, ja ndryshimet

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Ka rinisur nga sot pas një pushimi të zgjatur prej pandemisë procesi i kolaudimit të automjeteve në vend. Qytetarët kanë pasur në vijimësi pyetje të shumta në raport me kontrollin e mjetit të tyre.

Ja disa përgjigje për pyetjet më të shpeshta:

Për të shmangur radhët në subjektet e kontrollit teknik janë përcaktuar një kategori automjetesh që e kanë emergjencë futjen në lupën e kontrollit teknik. Bëhet fjalë për mjetet që u kthyen mbrapsht vitin që shkoi, ato që hynë në Shqipëri gjatë kohës që kolaudimi nuk funksiononte si shërbim, si dhe një sërë mjetesh në funksion komunitar.

“Shërbimi do të nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje afati, as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet me kilometra të regjistruara pas datës 31 dhjetor 2020 që do t’i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë. Përveç tyre janë dhe mjetet taksi, autoshkolla, ato që shërbejnë për transport udhëtarësh e ambulanca që u është bërë 12-mujorshi, 6+6. Pra, kanë kapur afatet e normave të reja të ndryshuara. E kështu gradualisht do të ecim”, sqaron Blendi Gonxhe. Kategoritë e automjeteve të përmendura nga Gonxhe përllogariten të jenë diku rreth 150 mijë të tilla.

Gonxhe bëri me dije se çdo certifikatë e skaduar, favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

Ndër të tjera, Gonxhe tha se prenotimet do të kryhen online, dhe se ky lloj shërbimi do të jetë më cilësor për qytetarët.

Blendi Gonxhe: “Ne i kemi marrë të gjitha masat që çfarëdo lloj skenari të mos prekë këtë skaletë. Ky është i vetmi rast që nuk do ketë vend për politikë, interesi është shumë i lartë, flitet sigurinë rrugore, për 1 mln drejtues. Kemi skaletën tonë, nuk e diskutojmë që do hapemi më 31 maj. I keni paguar 1800 lekë për kolaudimin në një kontroll, do paguani 1800 lekë për kolaudimin për dy vjet, domethënë është përgjysmuar, mendoni dhe koston për ardhjen, kohën. Ajo që kërkojmë në këmbim është përgjegjësi më e lartë nga drejtuesit”.

“Do jenë më cilësore. Një modul i tërë i punuar, ndërtuar. Për mendimin tonë duhet të ishte në databazën zyrtare. Sistemi i rezervimit bën që planifikimi të jetë i juaji, personal dhe është e pamundur të shisni radhën. Do jenë online në e-albania, mund të vihet dhe fizikisht në zyrat tona duke pritur oraret. Drejtoritë tona të licencimit dhe transportit po merren me organizimin e subjekteve, taksitë, mjetet e flotave publike që do jenë në lentën e zmadhimit të kontrollit teknik këtej e tutje. Do duhet të investojmë për modernizimin për mjete të mira dhe të pastra se pa investime nuk ka retorikë të gjelbër”

Për mjetet e reja

“Për mjetet e reja nuk do të ketë kolaudim tre vitet e para sepse e konsiderojmë tëtepërt. Janë mjete në gjendje perfekte, nuk ka çfarë të kolaudojmë në këto mjete, ato kontrollohen në kontroll fizik kur marrin targat ditën e parë dhe pastaj aty bëhet i gjithë kontrolli i plotë i automjetit. Koncesionari ose shitësi i makinës me 0 km është garanti me një faturë që e ka shitur këtë makinë apo makinë e zhdoganuar sërisht me një faturë, që kjo makinë me 0 km mund të dalë në rrugë”, tha Gonxhe./ Tirana Today

 

 

Tags: automjetegonxhekolaudimikontrollimakina

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump
Aktualitet

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq
Aktualitet

E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

17:22 | 18/03/2026
Next Post
Bënte ‘namin’ me videot provokuese, çfarë parashikon Kodi Etik i gjyqtarëve

Bënte 'namin' me videot provokuese, çfarë parashikon Kodi Etik i gjyqtarëve

10 shprehje nga Alberto Moravia, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Alberto Moravia, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit

Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com