E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit

Presidenti Meta ka reaguar lidhur me skandalin me të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës. Partia Socialiste e kishte çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, ku në zyrat elektorale të PS-së ishte vënë në dispozicion një sistem të dhënash. Të ashtëquajturit “Patronazhistët”, përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijonin një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh.

Meta kërkon një hetim të thellë dhe të gjithanshëm. Presidenti Meta shprehet se në datat 12 prill, 19 prill dhe 20 prill 2021, u ka kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe publikisht SPAK dhe Prokurorisë të zbardhin plotësisht të vërtetën dhe autorët. Tejet i shqetësuar, kreu i shtetit deklaron se të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale.

Statusi

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm.

Në datat 12 prill 2021, 19 prill 2021 dhe 20 prill 2021 u kam kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe publikisht SPAK dhe Prokurorisë të zbardhin plotësisht të vërtetën, autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali, që përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248 i Kodit Penal) i konsumuar nga funksionarët, që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri te “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal.

Lexo edhe :   Iran/ Nesër gjedhjet presidenciale, vendimtare për marrëdhënien me perëndimin

https://president.al/presidenti-republikes-kerkon-spak…/

https://president.al/deklarate-per-shtyp-e-presidentit…/

https://ëëë.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/731988874161816/

https://president.al/kerkese-e-perseritur-per-kryerjen-e…/

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që krijon terren për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht duke ekspozuar para grupeve kriminale vendase apo të huaja, zyrtarë të lartë të drejtësisë, të ruajtjes së rendit publik, të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare të vendit.

Lexo edhe :   Iran/ Nesër gjedhjet presidenciale, vendimtare për marrëdhënien me perëndimin

Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si “Le Figaro”, ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...