Një shqiptar 34 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në kueqytetin grek Athinë, pasditen e sotme. Mediat greke raportojnë orën 17:55 si momentin e krimit dhe si vendngjarje më saktësisht Rrugën “30 Durrachiou” në Sepolit të Athinës.
Në momentin kur viktima po konsumonte kafe, autori i është afruar me pistoletë dhe e qëlloi disa herë.