Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Lajmin, Manastirliu e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
”LAJM I MIRË. Covid19/ Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot’’, shkruan Manastirliu në rrjetin social, Facebook.
Kurba e koronavirusit në vend mbetet e ulët pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja, nga 2.691 testime të kryera.
Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 81 pacientë, teksa raste aktive mbeten 875. Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, duke shënuar një ulje të ndjeshme.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4