E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Shqyrtimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Kushtetuesja cakton seancën plenare

Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën se kur do të zhvillojë seancën plenare për shqyrtimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Përmes një njoftimi nga ky institucuion, bëhet me dije se seanca do të zhvillohet në datën 23 qershor.

“Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2.

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.

Data e seancës: 23.06.2021, ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, u bojkotuan nga ana e opozitës, duke lënë Partinë Socialiste të vetme në garë, e sfiduar nga vetëm disa kandidatë të Bindjes Demokratike të Astir Patozit.

Ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila korrikun e vitit 2020 ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U largua nga Partizani, ja sa do të fitojë Jurgen Bardhi në Turqi

Jurgen Bardhi ka finalizuar transferimin e tij në Turqi. Mesfushori 23-vjeçar e ka mbyllur aventurën te Partizani dhe ka firmosur me klubin e Tuzlaspor,...

U kap duke puthur sekretaren/ Ish-ministri britanik largohet nga shtëpia

Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, ka dalë nga shtëpia pas zbulimit të skandalit seksual me sekretaren e tij, Martha. Prestigjozja britanike,...

Pritet riatdhesimi i 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampi famëkeq i Sirisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën nga Bejruti se 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare ishin shpëtuar nga kampi famëkeq Al Hol në Siri...

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Groenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit...

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...