Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Nga buron kurioziteti i njerëzve?

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Nga buron kurioziteti i njerëzve?

Kurioziteti na nxit të eksplorojmë botën dhe të kryejmë zbulime të reja. Nga pikëpamja evolucionare, është një nxitje thelbësore për të mbijetuar, njëlloj si uria. E megjithatë, baza biologjike e këtij instinkti mbetet disi misterioze. Një studim i botuar së fundmi në revistën“Science”, e identifikon origjinën e kuriozitetit tek minjtë. Pra tek sjelljet e tyre investigative dhe kërkimi i stimujve të rinj në një zonë të trurit të quajtur “zona e pasigurt”.

Një mister ende për t’u zgjidhur

Motivimi për të investiguar situata të panjohura, konsiderohet po aq themelor sa edhe instiktet themelore të mbijetesës. Ai është në të vërtetë parakushti evolucionar i të mësuarit kompleks (ai që përfshin funksionet më të larta njohëse si inteligjenca dhe krijimtaria).

Gjithsesi, studimet mbi bazën neurologjike të kuriozitetit, nuk kanë sjellë deri më tani ndonjë zbulim madhor. Shumica e kërkimeve kanë qenë të përqendruara në qendrat nervore që e rregullojnë mekanizmin e shpërblimit, kërkimin e situatave shpërblyese.

Por kurioziteti ushqen etjen për eksplorim, edhe kur nuk pritet asnjë “çmim përfundimtar”, dhe madje edhe në kushte potencialisht të rrezikshme. Pra me fjalë të tjera, kurioziteti është shpesh një synim në vetvete.

Shihni përreth

Një grup shkencëtarësh nga Instituti Holandez për Neuroshkencën, kryen një seri eksperimentesh për të vlerësuar shkallën në të cilën minjtë ndërvepronin me objekte të reja ose të njohura, me aftësinë për të vëzhguar dhe modifikuar ndërkohë aktivitetin e tyre celebral.

Vëmendja e studiuesve u fokusua shumë shpejt tek një popullatë neuronesh në zonën e pasigurt, e cila është pjesë e një strukture të thellë të trurit, subtalamusit. Në fakt, ky grupim qelizash duket se ishte përgjegjës për motivimin e minjve për të eksploruar objekte të reja,dhe për të bashkëvepruar me të tjera të ngjashme të sapo-njohura.

Neuronet e identifikuara, duket se u japin një vlerë të brendshme përvojave të reja, pavarësisht nga parashikimet mbi rezultatin e tyre, dhe promovojnë sjelljet eksploruese duke e penguar një rajon tjetër të trurit të përfshirë në sjellje të motivuara apo në reagimin ndaj rreziqeve.

Jemi vetëm në fillim të kuptimit

Duke i ç’aktivizuar këto neurone përmes teknikave optogenetike, pra duke përdorur impulset e dritës mbi qelizat e shënuara gjenetikisht për t’iu përgjigjur dritës, u vu re se kurioziteti i minjve u dobësua: sjelljet e tyre hulumtuese u zvogëluan në kohëzgjatje, dhe u bënë më sipërfaqësore.

Megjithëse baza nervore që nxit kuriozitetin tek njerëzit mbetet ende e panjohur, studime të tjera kanë treguar se zona e pasigurt, luan një rol të dukshëm në zgjimin e kuriozitetit tek majmunët.

“Ne dimë ende shumë pak për këtë zonë të trurit tek njerëzit” – shpjegon Aleksandër Haimel, drejtuesit i këtij studimi- edhe pse është e vendosur thellë në tru, dhe veprimtaria e saj është e vështirë të matet me skanimet e zakonshme të trurit”.

Gjithsesi, ajo zonë duket se është mënyra e duhur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të rëndësishme në lidhje me këtë instinkt:Pse disa individë janë më kuriozë se të tjerët? Dhe pse ndonjëherë kurioziteti e tejkalon instinktin e sigurisë?

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/comportamento/psicologia/dove-nasce-curiosita

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: burimkuriozitetnjerëz

TË LIDHURA

Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë
Kuriozitete

Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë

17:45 | 21/08/2025
Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA
Ekonomi

Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

15:17 | 21/08/2025
Chelsea nis “spastrimet”, ja lojtarët që do të largohen gjatë këtyre ditëve
Stil

Chelsea nis “spastrimet”, ja lojtarët që do të largohen gjatë këtyre ditëve

14:37 | 21/08/2025
Next Post
“Aktakuza do të konfirmohet”/ Analisti: Thaçit i kërkuan të largohej nga politika vite më parë

Shpërthen Zeka: Meta ka vilë 10 milion euro, ish-ministri i Ramës u bë milioner

Blinken zotohet për rihapje të konsullatës në Jerusalem

Blinken zotohet për rihapje të konsullatës në Jerusalem

HEC-et “mbijnë” edhe në kanalet vaditëse; Kryetari i Këshillit i dha leje vetes

HEC-et “mbijnë” edhe në kanalet vaditëse; Kryetari i Këshillit i dha leje vetes

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë
Bota

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

by mirseda
22:47 | 21/08/2025
0

Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë,...

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

21:48 | 21/08/2025
Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

21:39 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com