Rreth 16.500 tifozë do të mund të shikojnë finalen e Champions League në Porto të Portugalisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), teksa ka vendosur në shitje biletat. Kjo shifër përbën një të tretën e kapacitetit që ka stadiumi Estadio do Dragao.
Finalja ishte planifikuar të mbahej në Stamboll, por u vendos që të luhej në Portugali, për shkak të situatës me pandeminë në Turqi.
Federata Evropiane e Futbollit veçse ka ndarë nga 6,000 bileta për ekipet finaliste, Chelsea dhe Manchester City. Përveç tyre do të shiten edhe 1,700 bileta për publikun e përgjithshëm.