Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, e ka konsideruar një precedent unik në marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në, shpalljen ”non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
I ftuar në ”RTV Ora”, Çipa u shpreh se SHBA në raport me drejtësinë e Shqipërisë kanë një marrëdhënie të posaçme.
Sipas tij, SHBA-të janë shprehur me anë të gjuhës diplomatike por jo vetëm, se do të kapin peshqit e mëdhenj në Shqipëri, duke cituar deklaratën e sotme të ambasadores Yuri Kim, se do të fillojnë rastet e vështira.
Aleksandër Çipa: “Ngjarje të tilla nuk e përjashtojnë asnjëherë kontekstin dhe kriojnë një kontekst i cili lidhet me situatën politike. Ajo që është tronditëse dhe mund të konsiderohet si një moment që ngjall dilema është masa e bashkëshoqëruar me një akuzë të rëndë, sepse përbën një precedent unik në marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në. Ajo që mendoj unë, nuk ka të bëjë vetëm me fatin e politikanit Berisha, por është pazgjithshmërisht me trashëgiminë politike të tij. Ka të bëjë edhe me një raport të ri që ndërtohet midis ndërgjegjjes ekzistuese politike të shoqërisë dhe marrëdhënies juridike të shoqërisë, një marrëdhënie e cila ka qenë defektoze.
Në planin logjik nuk përjashtohet ky version, por në planin institucional druhem të shprehem. SHBA në raport me drejtësinë e Shqipërisë kanë një marrëdhënie më të posaçme. Përmes gjuhës diplomatike dhe shpesh edhe me nëntekste politike të ambasadores ata janë shprehur se do të godasin peshqit e mëdhenj dhe për rrjedhojë po sot ambasadorja është shprehur se tani fillojnë çështjet më të vështira.”