Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dhuna ndaj marokenit/ Policia e Durrësit: U konfliktua në lokal, i gjetëm drogë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dhuna ndaj marokenit/ Policia e Durrësit: U konfliktua në lokal, i gjetëm drogë

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me rastin e një shtetasi maroken, i cili akuzonte efektivët e policisë në qytetin bregdetar se e kishin dhunuar.

Përmes një reagimi zyrtar, uniformat blu kanë mohuar deklaratat 29-vjeçarit nga Maroku, duke thënë se është kishte shkuar i dehur në një lokal në lagjen nr.6 dhe kishte shqetësuar klientët.

Për këtë arsye, ai ka patur konflikt fizik me kamarierin e lokalit, teksa ky i fundit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Ndërkohë, shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Sqarim nga DVP Durrës

Në lidhje me një ngjarje të publikuar në media se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar dhunë nga ana e Efektiveve të Policisë Durrës, ju bëjmë me dije se: Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për ti ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj.

Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës.

Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M.N, 29 vjeç.

Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Pasi i ka kërkuar të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V., duke i shkaktuar dëmtime. Shtetasi E.V është proceduar penalisht nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm është telefonuar në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj në vendin e quajtur ” Sheshi Pranvera” është konfliktuar me kalimtarë të rastit. Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të cilët kanë konstatuar të njëtin shtetas nmaroken në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit të tij fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton çdo qytetar që në rastin e lartpërmendur ka respektuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore.

Tags: durresmarokenipolicia

TË LIDHURA

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend
Politikë

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

19:27 | 05/03/2026
Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve
Politikë

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Next Post
”Do ta presim gjuhën”/ Logu: Përfaqësuesja e PS, ka kërcënuar anëtarin e PD

''Do ta presim gjuhën''/ Logu: Përfaqësuesja e PS, ka kërcënuar anëtarin e PD

Pandemia/ Vaksinat kundër koronavirusit prodhuan 9 miliarderë të rinj

Pandemia/ Vaksinat kundër koronavirusit prodhuan 9 miliarderë të rinj

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Shifrat e Covid-19 mbeten të ulëta: 1 viktimë dhe 35 raste në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend
Politikë

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

by mirseda
19:27 | 05/03/2026
0

Ka rifilluar me tensione seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit ia ka ridhënë...

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

19:19 | 05/03/2026
Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

19:13 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com