E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

”Do ta presim gjuhën”/ Logu: Përfaqësuesja e PS, ka kërcënuar anëtarin e PD

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Marash Logu denoncoi faktin se një vëzhguese e Partisë Socialiste ka kërcënuar me jetë një prej vëzhguesve të Partisë Demokratike.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, pasi KAS mbylli rinumërimin e 114 kutive të qarkut të Beratit, Logu tha se vëzhguesja e PS-së është Joana Melengu, e cila sipas tij, është kapur duke shpërndarë ushqime me furgon në Berat.

Logu nuk e tha emrin e vëzhguesit të kërcënuar, për shkak se ai vetë i kishte kërkuar, pasi ndihet i frikësuar.

Marash Logu: Prej dy ditësh në KQZ me kërkesë të partive opozitare është zhvilluar rinumërimi i votave. Vëzhguesit e PS ishin të gjithë punonjës të administratës së bashkisë Berat. PS përdori të gjithë administratën në funksion të fushatës së saj. Ajo që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe ditën e sotme është një ngjarje e rëndë, një vëzhguesja Joana Melengu ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur vëzhguesin e PD se kur te dalim jashtë do flasim ndryshe, kur të dalim jashtë do ta presim gjyhën.

Joana Melengu është kryetarja e njësisë numër 2 në Berat e cila u kap nga anëtarët  e PD  duke shpërndarë ushqime gjatë fushatës elektorale. Kjo shtetase duhet të ishte në burg, por sot ishte duke kërcënuar vëzhguesit e PD, i cili nuk do të prononcohet sepse ka frikë. Nëse për PS kjo është një ngjarje  e pranueshme, për ne jo. Ne kemi denoncuar se si janë kërcënuar përfaqësuesit tanë gjatë fushatës dhe janë kërcënuar edhe sot. Ky rast do denoncohet në polici, prokurori  dhe duhet të na bëjë të vetë dijshëm se sa i rënde ishte ky rast. Joana Melengu ishte duke blerë vota gjatë fushatës elektorale dhe sot ishte në tavolinë duke numëruar. Rinumërimi ka provuar atë që ne e kemi thënë, votuesit shqiptarë u kërcënuan, shantazhuan. Administrata u përdor për manipulimin  e zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) përfundoi rinumërimin e 144 kutive në qarkun e Beratit. Diferenca midis PS dhe LSI u zvogëlua në 58 vota, por nuk solli ndryshim mandatesh. Nga rinumërimi i kutive, LSI është rritur me 15 vota, ndërsa PS ka rënie me 18 vota.

Lexo edhe :   Gjyqtarja në Tiranë kërcënohet me jetë, ndërhyn me shpejtësi policia
Lexo edhe :   Gjyqtarja në Tiranë kërcënohet me jetë, ndërhyn me shpejtësi policia

Nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, PS ka dalë forcë e parë në qarkun e Beratit, pasi siguroi 5 mandate, e ndjekur nga PD me 2 mandate, dhe LSI mbetet pa mandat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koron*virusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...