Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Grupi “Për PD-në” kërkesë Bashës: Shty datën e zgjedhjeve brenda partisë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zgjedhjet në parti/ Grupi për PD: Shqetësimi i Bashës mbajtja e karriges së tij

Disa ditë më parë, Kryesia dhe Këshilli Kombëar i Partisë Demorkatike, vendosi 13 qershorin, si datë për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Por, grupi ”për PD-në”, në të cilin bëjnë pjesë disa nga funksionarët më të lartë të kësaj partie, kanë kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Më një kërkesë drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, ata shprehen se nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eleminimin e debatit dhe të një gare të hapur.

Kërkesë e grupit ”Për PD-në”

Drejtuar: Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë;

Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar”.

Për këtë arsye gjykojmë se është në dobi të Partisë Demokratike të mirëkuptohet dhe të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale kërkesa jonë, e cila është:

Shtyrja e datës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 qershor 2021.

Mbetemi të bindur dhe gjykojmë me përgjegjësi se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike. Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike.

Përkundrazi, gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë.

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, paraqesim këtë Kërkesë, të bindur dhe të përgjegjshëm se mundësimi dhe zhvillimi i një gare zgjedhore të ndershme dhe të besueshme për kryetarin e Partisë Demokratike i shërben, në rradhë të parë dhe sidomos, vetë Partisë, antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe Shqipërisë dhe kombit tonë.

Duke mbetur në pritje të përgjigjes, shprehim edhe një herë gjithë përkushtimin tonë për të marrë pjesë me përgjegjësi në reformimin e thellë dhe të domosdoshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për t’a ribërë atë mbartësen e shpresës së humbur të shqiptarëve, si në vitin 1990,   shprehësen politike dhe institucionale të vlerave më të mira që dallojnë një parti të qendrës së djathtë, si dhe vlerave të popullit dhe kombit shqiptar!

Tags: grupi per pdkerkeselulzim bashaZgjedhjet

TË LIDHURA

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht
Politikë

Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht

16:32 | 16/04/2026
Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

16:22 | 16/04/2026
Next Post
U raportua për 1 mln paund, ja sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

''Djali iu kap me 123 mijë paund''/ Flet babai: Ka filluar punë prej 1 muaji

Floriana Garo: Shqipëria ka ngleur në vend për shkak të Ramës

I jep fund “aventurës politike”, Florina Garo i rikthehet jetës në Zvicër

U dënua me dy vite burg/ VOA: Ja pasuritë e sekuestruara të Adriatik Llallës

U dënua me dy vite burg/ VOA: Ja pasuritë e sekuestruara të Adriatik Llallës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

by mirseda
16:52 | 16/04/2026
0

Një 17-vjeçare ka kallëzuar në polici një 23-vjeçar, se ky i fundit kreu marrëdhënie seksuale me të...

Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht

Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht

16:32 | 16/04/2026
Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

16:22 | 16/04/2026
SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

16:20 | 16/04/2026
Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, momenti kur takohet me Melonin

Kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, momenti kur takohet me Melonin

16:17 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com