Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Stoltenberg: NATO-ja e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
NATO jep lajmin e mirë: Turqia dhe Greqia pranojnë të ulen për bisedime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se NATO-ja mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, dhe forcat e saj paqeruajtëse në Kosovë, janë dëshmia më e prekshme e këtij përkushtimi.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili javën që lamë pas tha se “vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e agjencive të zbulimit se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut (Misioni i Kombeve të Bashkuara) nga Kosova”.

Ndonëse nuk kishte saktësuar se për cilin vend bëhet fjalë, ai u tha medieve serbe se informacionet janë nga “burime zyrtare” dhe se këtë çështje do ta diskutojë me zotin Stoltenberg.

“Nuk ka ndryshime. Të gjithë 30 vendet aleatët, përfshirë natyrisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, jemi të përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it”, tha sekretari Stoltenberg.

Presidenti serb, e cilësoi si shumë të rëndësishëm përkushtimin e NATO-s ndaj misionit të KFOR-it.

“Shpresoj që ishte vetëm një keqkuptim i imi i thashethemeve zyrtare”, tha ai, duke nënvizuar se qëndrimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s do të ofrojnë më shumë qetësi dhe siguri në rajon.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë në vitin 1999 pas përfundimit të fushatës së bombardimeve mbi forcat serbe për t’u dhënë fund mizorive të tyre ndaj shqiptarëve.

Serbia e cila e cilëson agresion ndërhyrjen e NATO-s, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes dhe vazhdon të ruajë lidhje të fuqishme me Rusinë dhe Kinën.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila kundërshtohet nga Serbia, e cila synon integrimet evropiane dhe duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të realizuar këtë aspiratë.

Zoti Stoltenerg tha se NATO-ja mbështet procesin e normalizimit dhe se bisedimet janë platforma më e mirë për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe për të ndërtuar një paqe afatgjatë, që garanton një të ardhme më përparimtare për të gjithë.

“Serbia është plotësisht e përkushtuar, 100 për qind e përkushtuar ndaj procesit të bisedimeve dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje kompromisi. Shpresoj që të dyja palët do të kemi forcë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin në mënyrë pozitive. Nëse jo, megjithatë kemi nevojë për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë që është gjithnjë më mirë sesa të kemi dhunë, incidente etj”, tha ai.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në pjesën e dytë të qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./VOA/

Tags: KFORkosovaNATO

TË LIDHURA

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë
Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë

20:21 | 03/04/2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat
Aktualitet

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

20:03 | 03/04/2026
Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme
Bota

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

19:54 | 03/04/2026
Next Post
Samiti i Bërdo-Brijunit/ Përplasja Kosovë-Serbi për çështjen e kufijve

Samiti i Bërdo-Brijunit/ Përplasja Kosovë-Serbi për çështjen e kufijve

Nishani e akuzoi si ish-sigurims, politikani demokrat e padit për shpifje

Shkenca është konkurrencë dhe jo monopol i disave!

Nostalgji futbolli/ Tomasi, lojtari i Romës që mblodhi para për Kosovën

Nostalgji futbolli/ Tomasi, lojtari i Romës që mblodhi para për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë
Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë

by mirseda
20:21 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku raportohet për një plagosje...

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

20:03 | 03/04/2026
Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

19:54 | 03/04/2026
Zyrtarët amerikanë: Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së në Iran

Zyrtarët amerikanë: Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së në Iran

19:47 | 03/04/2026
Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

19:35 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com