Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Konflikti/ Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike për Izraelin

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Konflikti/ Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike për Izraelin

Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike(OKI) në përpjekjen e saj për të qenë në krah të Izraelit që po konfliktohet me palestinezët. Alarmi për përshkallëzimin e dhunës dhe numri i madh i viktimave dhe dëmeve ka bërë që Mbretëria e Arabisë Saudite, si vend Kryetar i Samitit Islamik, të kërkonte të dielën e 16 majit një mbledhje të OKI-it për të diskutuar mbi agresionin nga Izraeli në territoret Palestineze, veçanërisht, Al-Kuds Al-Shareef. Mbledhja ka qenë e thirrur në nivel të Ministrave të Jashtëm.

Shqipëria është pjestarë e kësaj Konference që në vitin 1992, por këtë mbledhje qeveria shqiptare ka vendosur ta braktisë, duke u rreshtuar hapur në favor të Izraelit.  Shqipëria ishtë ndër shtetet e para që dënoi sulmet me raketa të Hamasit, duke dalë hapur në krah të Izraelit, edhe pse shumë shtete nuk kishin reaguar ende për luftimet.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget,” shkruhej në një postim të Ministrisë së Jashtme shqiptare në Twitter, më 11 maj. Ndërkohë, disa ditë më pas, edhe Ambasada Shqiptare në Izrael bëri thirrje për ndalimin e sulemeve, duke deklaruar se ishte në rrezik nga raketat palestineze.

OKI dënon sulmet e Izraelit, Netanyahu falenderon “Tiranën”

Shqipëria “braktisi” mbledhjen e së dielës së Konferencës Islamike, duke lënë vetëm edhe një prej aleatëve të afërt të vendit tonë, Turqinë. Në një deklaratë të përbashkët, Organizata Islamike, e mbledhur online pasditen e së dielës, theksoi se “dënon në termat më të fortë sulmet barbare të nisura nga Izraeli, autoriteti pushtues, kundër popullit Palestinez dhe tokës e vendeve të tij të shenjta; kërkon ndalimin e plotë dhe të menjëhershëm të këtyre sulmeve që kanë prekur civilët e pafajshëm dhe pronat e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Palestinës; dhe paralajmëron se vazhdimi dhe nxitja e këtyre sulmeve dhe provokimeve, rrit rreziqet e paqëndrueshmërisë, me pasoja serioze për sigurinë brenda dhe jashtë rajonit”

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falenderoi përpara  mbledhjes së OKI-it të gjitha shtetet që kanë dalë hapur në mbështetje të Izraelit në përplasjet e fundit me palestinezët. Ajo që bie në sy në postimin e kryeministrit Izraelit, është se në falenderimin e 25 shteteve nga ana e Netanyahut, Shqipëria renditet direkt pas SHBA, si mbështetëse në luftën kundër Hamasit dhe si aleat i Izraelit. Nderkohë, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës doli në krah të Izraelit vetëm pasditen e së dielës, duke shtuar numrin e vendeve që janë rreshtuar në dënimin e sulmeve nga palestinezët./ TIRANA TODAY

Tags: Izraelikonferenca islamikeshqiperia

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Administrimi i provave/ KAS jep vendimin për Beratin më 19 maj

Administrimi i provave/ KAS jep vendimin për Beratin më 19 maj

“Berati” në KAS/ Rusmali-Logu, debat për fenomenin e tjetërsimit të votës

“Berati” në KAS/ Rusmali-Logu, debat për fenomenin e tjetërsimit të votës

50 ditët e para të Presidentit Biden

SHBA/ Biden miraton shitjen e armëve për Izraelin me vlerë 735 milion dollarë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com