E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Konflikti/ Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike për Izraelin

Shqipëria “braktis” Organizatën e Konferencës Islamike(OKI) në përpjekjen e saj për të qenë në krah të Izraelit që po konfliktohet me palestinezët. Alarmi për përshkallëzimin e dhunës dhe numri i madh i viktimave dhe dëmeve ka bërë që Mbretëria e Arabisë Saudite, si vend Kryetar i Samitit Islamik, të kërkonte të dielën e 16 majit një mbledhje të OKI-it për të diskutuar mbi agresionin nga Izraeli në territoret Palestineze, veçanërisht, Al-Kuds Al-Shareef. Mbledhja ka qenë e thirrur në nivel të Ministrave të Jashtëm.

Shqipëria është pjestarë e kësaj Konference që në vitin 1992, por këtë mbledhje qeveria shqiptare ka vendosur ta braktisë, duke u rreshtuar hapur në favor të Izraelit.  Shqipëria ishtë ndër shtetet e para që dënoi sulmet me raketa të Hamasit, duke dalë hapur në krah të Izraelit, edhe pse shumë shtete nuk kishin reaguar ende për luftimet.

Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget,” shkruhej në një postim të Ministrisë së Jashtme shqiptare në Twitter, më 11 maj. Ndërkohë, disa ditë më pas, edhe Ambasada Shqiptare në Izrael bëri thirrje për ndalimin e sulemeve, duke deklaruar se ishte në rrezik nga raketat palestineze.

OKI dënon sulmet e Izraelit, Netanyahu falenderon “Tiranën”

Shqipëria “braktisi” mbledhjen e së dielës së Konferencës Islamike, duke lënë vetëm edhe një prej aleatëve të afërt të vendit tonë, Turqinë. Në një deklaratë të përbashkët, Organizata Islamike, e mbledhur online pasditen e së dielës, theksoi se “dënon në termat më të fortë sulmet barbare të nisura nga Izraeli, autoriteti pushtues, kundër popullit Palestinez dhe tokës e vendeve të tij të shenjta; kërkon ndalimin e plotë dhe të menjëhershëm të këtyre sulmeve që kanë prekur civilët e pafajshëm dhe pronat e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Palestinës; dhe paralajmëron se vazhdimi dhe nxitja e këtyre sulmeve dhe provokimeve, rrit rreziqet e paqëndrueshmërisë, me pasoja serioze për sigurinë brenda dhe jashtë rajonit

Lexo edhe :   DASH mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Lexo edhe :   Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falenderoi përpara  mbledhjes së OKI-it të gjitha shtetet që kanë dalë hapur në mbështetje të Izraelit në përplasjet e fundit me palestinezët. Ajo që bie në sy në postimin e kryeministrit Izraelit, është se në falenderimin e 25 shteteve nga ana e Netanyahut, Shqipëria renditet direkt pas SHBA, si mbështetëse në luftën kundër Hamasit dhe si aleat i Izraelit. Nderkohë, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës doli në krah të Izraelit vetëm pasditen e së dielës, duke shtuar numrin e vendeve që janë rreshtuar në dënimin e sulmeve nga palestinezët./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...