Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rinis kolaudimi/ Çfarë duhet të dini për rradhën e makinës suaj

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Ka rinisur kolaudimi i automjeteve. Pas katër muajsh pezullim, tashmë do të rinisë kontrolli teknik i mjeteve, por me disa ndryshime të rëndësishme. Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, ka shpjeguar se atyre që iu skadon së shpejti certifikata e kontrollit teknik të mjeteve nuk kanë përse të shqetësohen, pasi procesi nuk do të hapet me ta. Ai ka sqaruar se, me ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor, vlefshmëria e kontrollit të kryer vitin e shkuar, praktikisht shtyhet edhe me një vit tjetër.  Ai ka marrë shembuj konkret për të sqaruar këto ndryshime. “Nëse vlefshmëria e certifikatës së një mjeti skadon në datën 1 qershor 2021, nuk kanë përse të paraqiten për kolaudim në atë datë, por në 1 qershorin e vitit 2022. Për qarkullimin do të njoftohen organet e Policisë dhe ndërkaq del edhe udhëzimi përkatës”, tha Gonxhe.

Si do e “gjejmë” rradhën e kontrollit

Për të shmangur radhët në subjektet e kontrollit teknik janë përcaktuar një kategori automjetesh që e kanë emergjencë futjen në lupën e kontrollit teknik. Bëhet fjalë për mjetet që u kthyen mbrapsht vitin që shkoi, ato që hynë në Shqipëri gjatë kohës që kolaudimi nuk funksiononte si shërbim, si dhe një sërë mjetesh në funksion komunitar. “Shërbimi do të nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje afati, as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet me kilometra të regjistruara pas datës 31 dhjetor 2020 që do t’i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë. Përveç tyre janë dhe mjetet taksi, autoshkolla, ato që shërbejnë për transport udhëtarësh e ambulanca që u është bërë 12- mujorshi, 6+6. Pra, kanë kapur afatet e normave të reja të ndryshuara. E kështu gradualisht do të ecim”, sqaron Blendi Gonxhe. Kategoritë e automjeteve të përmednura nga Gonbxhe përllogariten të jenë diku rreth 150 mijë të tilla.

Si do njoftohen

Me hapjen e shërbimit të kolaudimit, pronarët e automjeteve nuk mund të paraqiten kur të duan, por me të marrë njoftimin. Kjo është faza emergjente, që fut në shina procesin e kolaudimit, tashmë si shërbim shtetëror. “Mjetet përfituese të rregullave të reja do të njoftohen në sistem përmes ‘e-Albania’ apo në rrugë të tjera për skadencën e tyre”, shton drejtori Gonxhe. Ndërkohë që pritet botimi në Fletoren Zyrtare, një udhëzim me detajet e procesit të kolaudimit është drejt përfundimit për t’u publikuar ditët në vijim.

Tags: automjete-albaniakolaudimishofer

TË LIDHURA

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur
Aktualitet

Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

18:50 | 19/12/2025
Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

18:05 | 19/12/2025
Next Post
VIDEO/ Cikalleshi kalon në avantazh kombëtaren shqiptare

Historiku / Ja me cilët kundërshtarë është përballur më shumë herë Shqipëria

Bilanci/ Llotot ilegale, sekuestrime dhe procedime penale nga 1 Janari

Rriten 22% çmimet e qirave të dyqaneve / Ekspertët: Nga pastrimi i parave

E rëndë/Spahia: S’ka vaksina për fëmijë, do t’u bëhet një dozë nga e të rriturve

Vaksina, çfarë llojesh këshillohen?







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com