Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Historiku / Ja me cilët kundërshtarë është përballur më shumë herë Shqipëria

4 vjet ago
in Sport
VIDEO/ Cikalleshi kalon në avantazh kombëtaren shqiptare

Kombëtarja shqiptare qysh nga krijimi i saj në vitin 1930 ka luajtur 346 ndeshje miqësore dhe zyrtare me 66 kundërshtarë të ndryshëm nga e gjithë bota. Ndeshja e parë e kuqezinjve është miqësorja me Malin e Zi e luajtur në Shkodër në gusht të vitit 1946 (dhe e fituar nga Shqipëria 5-0), ndërsa ndeshja e parë zyrtare është ajo ndaj Jugosllavisë, e luajtur në Tiranë në tetor 1946 dhe që përfundoi me fitoren 3-2 të miqve.

Por cilët janë kundërshtarët me të cilët ka luajtur më shumë ndeshje Kombëtarja shqiptare në histori? Nëse i hedhim një sy statistikave Shqipëria ka më shumë përballje me Rumaninë dhe Gjermaninë: plot 17 të tilla me secilën.

Në fakt, me rumunët ne kemi luajtur një nga ndeshjet e para zyrtare në histori në tetor të vitit 1946 në kuadër të Kupës Ballkanike, sfidë e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 1-0 e që i dha trofeun Shqipërisë.

Ndaj Rumanisë jemi përballur 5 herë në ndeshje miqësore dhe 12 ndeshje zyrtare mes Kupës Ballkanike, eliminatoreve të Botërorit dhe eliminatoreve të Kampionatit Europian. Përballja e fundit mes Shqipërisë dhe Rumanisë është ajo e finaleve të Euro 2016 në Francë, që u fitua nga tanët me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Armando Sadiku. Një ndeshje historike në pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në finalet e një kompeticioni madhor.

Me gjermanët do të luanim ndeshjen e parë në prill të vitit 1967 në transfertë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 1968, ndërsa e fundit ka qenë ajo e qershorit të vitit 2001 në Tiranë për eliminatoret e Botërorit 2002. Nga këto 17 përballje, kemi 2 ndeshje me Republikën Federale Gjermane (Gjermania Perëndimore) dhe 3 duele me Gjermaninë Lindore. Që të gjitha kanë qene ndeshje zyrtare dhe asnjë miqësore.

Gjithashtu, Shqipëria ka luajtur 13 herë me Gjeorgjinë dhe Greqinë, si edhe regjistron 12 përballje me Turqinë. Me Bullgarinë dhe Poloninë kemi luajtur nga 11 ndeshje për secilën, kurse me Danimarkën dhe Maqedoninë e Veriut kemi nga 10 përballje në histori.

Sakaq, ka edhe disa kundërshtarë me të cilët ne kemi luajtur vetëm një herë. Ato janë Argjentina, Meksika, Vietnami, Uzbekistani, Maroku, Jordania, Irani, Kuba dhe Kameruni./fshf.org/

Tags: historikukombetarjashqiperia

TË LIDHURA

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale
Sport

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij
Sport

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

09:54 | 05/07/2025
Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

23:00 | 04/07/2025
Next Post
Bilanci/ Llotot ilegale, sekuestrime dhe procedime penale nga 1 Janari

Rriten 22% çmimet e qirave të dyqaneve / Ekspertët: Nga pastrimi i parave

E rëndë/Spahia: S’ka vaksina për fëmijë, do t’u bëhet një dozë nga e të rriturve

Vaksina, çfarë llojesh këshillohen?

Bindje apo rebelim?

Fasada e zgjedhjeve dhe pikëpyetjet për drejtësinë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

by mirseda
21:06 | 05/07/2025
0

Jashar Spaho 70 vjeç nga fshati Pilur i Devollit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

20:29 | 05/07/2025
Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”, pushohen dy zyrtarë pas zbulimeve tronditëse

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”, pushohen dy zyrtarë pas zbulimeve tronditëse

20:08 | 05/07/2025
Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

19:48 | 05/07/2025
Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

19:23 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com