Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

5 vjet ago
in Bota
Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

Nga Shabnam von Hein/ Deutsche Welle

Kontaktet direkte midis rivalëve të fuqishëm mund të çtensionojnë gjendjen në Gjirin Persik. Për këtë kontribuon aktualisht edhe riorientimi i politikës së SHBA-së.

Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite. „Ulja e tensioneve midis dy vendeve myslimane të Gjirit Persik është në interes të të dy kombeve dhe në interes të rajonit,” tha të hënën (10.05) në një konferencë shtypi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Said Chatibsadeh. Është folur si për temat bilaterale ashtu edhe për temat rajonale, por është ende herët për të njoftuar për rezultatet, tha ai më tej.

Qeveria e Teheranit, e cila është duke zhvilluar aktualisht bisedime edhe në Vjenë për të ardhmen e marrëveshjes atomike, do të qëndrojë në pushtet edhe disa javë. Në muajin qershor në Iran zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

“Hapa të kujdesshëm për uljen e tensioneve”

Lidhur me arsyet e këtij afrimi, eksperti për Iranin Adnan Tabatabai nga shoqata e konsultimeve dhe studimeve për Orientin, Carpo, me qendër në Bon, thotë: „Pas shkallëzimeve të mëdha të gjendjes së sigurisë në Gjirin Persik në vitin 2019, dhe pasojave të  mëdha të pandemisë së Covid -19 në vitin 2020, duket se si Teherani ashtu edhe Riadi e kanë kuptuar se duhet të ulin tensionet. Por procesi është shumë delikat dhe duhet përkrahur politikisht, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të shohin përfitim dhe të mos humbasin fytyrën në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.”

Tabatabai mendon, se qeveria e Rohanit shpreson që në dialogun me Riadin të arrijë të marrë përkrahje për të arritur një marrëveshjeje të re atomike dhe t’u japë fund të sanksioneve ekonomike që SHBA ka vendosur kundër Iranit. E ardhmja e marrëveshjes nuk është e qartë, pasi SHBA e kryesuar nga Donald Trump doli në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe pas kësaj Teherani ka bërë shkelje të njëpashnjëshme të saj.

Javën e kaluar presidenti irakian Barham Salih konfirmoi, se përfaqësues nga të dy vendet kanë zhvilluar bisedime direkte. Ato janë zhvilluar „më shumë se një herë” në Irak. Kontaktet personale të kryeministrit Kadhimi dhe koordinimi i mirë me pararendësin e tij, Adel Abdul-Mahdi kanë ndihmuar që bisedimet direkte Iran- Arabi Saudite të zhvillohen në Bagdad, mendon Tabatabai.

Fazë e tensioneve në rritje

Irani dhe Arabia Saudite ndodhen në konkurrencë për të kryesuar botën islamike në përgjithësi dhe në rajon në veçanti dhe të dy palët janë palë kundërshtare në shumë konflikte. Ata konkurrojnë për ndikim edhe në Irak. Aty pakica sunite (37 përqind) përballet me shumicën shiite (60 përqind). Irani e konsideron veten si mbrojtës të shiitëve, Arabia Saudite si mbrojtëse të sunitëve.

Irani dhe Riadi nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 2016. Të zemëruar nga ekzekutimi në Arabinë Saudite i fetarit shiit, Nimr Baker al-Nimr, demonstrues konservatorë sulmuan ambasadën saudite në Teheran dhe i vunë zjarrin pjesëve të ndryshme të ndërtesës. Kjo u pasua nga ndërprerja e marrëdhënieve bilaterale.

Si përgjigje ndaj „politikës së ushtrimit të presionit maksimal” të SHBA dhe sanksioneve të ashpërsuara, Irani kërcënoi me ndalimin e eksportit të naftës nga Gjiri Persik. Në shtator 2019, dy impiante të kompanisë saudite të naftës, Saudi Amraco, u dëmtuan rëndë nëpërmjet sulmeve me drone dhe raketave. Si pasojë nxjerrja e naftës saudite u përgjysmua. Sulmet u morën përsipër nga rebelët houti të Jemenit, që përkrahen nga Irani. Qeveria amerikane konsideroi Teheranin si nxitës të sulmit dhe presidenti Trump deklaroi gatishmërinë për marrjen e masave ndëshkuese kundër Iranit. SHBA shtoi trupat në rajon. Tensionet në Lindjen e Mesme vazhduan të përshkallëzohen, deri në vrasjen e gjeneralit iranian, Kassem Soleimani me një raketë amerikane në Bagdad, në fillim të vitit 2020.

Arabia Saudite zbulon diplomacinë

Me ardhjen në pushtet të Joe Bidenit pati ndryshime të politikës amerikane në Lindjen e Mesme. Bideni kritikoi qartë luftën e Arabisë Saudite në Jemen dhe për këtë i refuzoi Riadit përkrahjen amerikane. Ai filloi njëkohësisht bisedimet me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes atomike të 2015. Në këto rrethana ndryshimesh ndërkombëtare, princi saudit trashëgimtar i fronit, Mohammed bin Salman deklaroi në fund të muajit prill se synon krijimin e marrëdhënieve të mira me Teheranin dhe se dëshiron të ketë një vend fqinj të pasur. Ai tha në televizionin saudit se mbështet diplomacinë rajonale.

Ekspertja për Lindjen e Mesme në Chatham Hause të Britanisë, Sanam Vakil, sheh ndërkohë që edhe në konfliktin e Jemenit ekziston mundësia e afrimeve midis Riadit dhe Teheranit. Ajo tha për Deutsche Welle-n, se: “Riadi po mundohet të marrë përkrahjen e Iranit, në mos edhe ndihmën, për t’i dhënë fund luftës së Jemenit. Por kjo do të kërkonte që Teherani të sjellë në tryezën e bisedimeve houtit, nëse do ishte në gjendje ta bënte këtë.”

Tags: Arabia SauditeIraniSHBA

TË LIDHURA

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Next Post
“Punoja si pjatalarës në një restorant”, Van Dijk i befason me rrëfimin: Rroga ime e parë ka qenë …

Zyrtare / Virgil Van Dijk jashtë Europianit / Hollanda pa kapitenin

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Aksidenti / "Don Bosko", aksidentohet nga makina 4-vjeçari, dërgohet në spital

Si e shpiku Izraeli pretendimin e tij ekskluziv mbi Jeruzalemin

Si e shpiku Izraeli pretendimin e tij ekskluziv mbi Jeruzalemin







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Rruga Korçë-Voskopojë e mbuluar nga mjegulla e dendur
Aktualitet

Rruga Korçë-Voskopojë e mbuluar nga mjegulla e dendur

by mirseda
16:33 | 20/12/2025
0

Pamjet që shihni vijnë nga rruga Korçë-Voskopojë. Ky aks është mbuluar nga mjegulla e dendur, ndërkohë që...

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

16:28 | 20/12/2025
Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari në Pogradec

Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari në Pogradec

16:26 | 20/12/2025
Miliona euro dëm nga shpronësimet, ish-ministri në rol ndërmjetësi

Miliona euro dëm nga shpronësimet, ish-ministri në rol ndërmjetësi

16:19 | 20/12/2025
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

16:16 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com