E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Si e shpiku Izraeli pretendimin e tij ekskluziv mbi Jeruzalemin

Nga Seraj Assi “Haaretz”

Si një palestinez i lindur në Izrael, unë e kam kuptuar që ndërsa dhuna është tepër reale, rrënjët e saj apo motivet “historike” që përdoren shpesh shpiken. Realiteti brutal i dhunës së Izraelit kundër palestinezëve në Jeruzalem, nuk duhet të zbehë faktin se qendra e Jeruzalemit në imagjinatën kombëtare Izraelite, lëre pastaj atë Palestineze, është një shpikje relativisht e kohëve të fundit.

Ironia e madhe është se sionistët e hershëm, nuk e konsideruan kurrë Jeruzalemin si një pjesë integrale të projektit të tyre kombëtar, por si një qendër shpirtërore. Dhe kjo që po them nuk ishte askund më e dukshme sesa në shkrimet e Teodor Herzl, babait të sionizmit politik.

Ai nuk hezitoi që të shprehte hapur shpërfilljen e tij për Jeruzalemin, madje edhe në një kohë kur shumica e banorëve të tij ishin hebrenj. “Kur të kujtoj ty në ditët që do të vijnë o Jeruzalem, nuk do të jetë aspak një kënaqësi”-shkroi ai, gjatë vizitës së tij të vetme që zhvilloi në Palestinë në vitin 1898.

Ndaj nuk është çudi që Kongresi i Parë Sionist, i mbajtur në Bazel të Zvicrës në vitin 1897, për të diskutuar propozimin e Herzl për themelimin e shtetit hebre, e kishte kaluar në heshtje çështjen e Jeruzalemit. I zhgënjyer me Jeruzalemin, Herzl ëndërroi që të themelonte kryeqytetin e ardhshëm hebre në Palestinën Veriore.

Ai besonte se Jeruzalemi do të ishte një pengesë e madhe për krijimin e shtetit të tij hebre, dhe pronësia hebraike e vendeve të shenjta të Jeruzalemit, mund të rrezikonte të gjithë planin e tij për vendosjen e hebrenjve në Palestinë. Ndërkohë, Herzl kishte frikë se Vatikani do të kundërshtonte çdo formë të pranisë politike hebraike në Jeruzalem.

Ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga Jeruzalemi, në këmbim të njohjes ndërkombëtare të sovranitetit hebre mbi pjesët e tjera të Palestinës. Në fakt, Herzl ishte i pari që propozoi një plan për ta shpallur Jeruzalemin e vjetër një qytet ndërkombëtar. Në librin e tij “Altneuland” , ai shkroi se Jeruzalemi i përkiste të gjitha kombeve si një qendër multikulturore dhe shpirtërore.

Madje, ai propozoi një plan që ta shpallte Qytetin e Vjetër një qytet shumëkombësh. Herzl parashikoi që Jeruzalemi të cilësohej një qytet utopik, ku çështjet e shtetit “janë të ndaluara brenda këtyre mureve që nderohen nga të gjitha besimet”, dhe ku “qyteti i vjetër do t’u lihet institucioneve bamirëse dhe fetare të të gjitha besimeve, të cilat më pas mund ta ndajnë miqësisht mes tyre këtë zonë”.

Lëvizja e hershme sioniste, e cila mori emrin nga njëri prej emrave të lashtë të Jeruzalemit, ishte pra e gatshme të hiqte dorë nga Jeruzalemi, si një lloj lëshimi për ndërtimin e shtetit të ardhshëm hebre. Duke e përjashtuar Jeruzalemin nga plani i tyre origjinal, themeluesit sionistë shpresonin të shmangnin zemërimin ndërkombëtar, përplasjet me komunitetet myslimane dhe të krishtera, dhe ndarjet midis sionistëve laikë dhe komunitetit ortodoks hebre të Jeruzalemit.

Prandaj, politika origjinale sioniste, ishte mbajtja e një profili të ulët ndaj Jeruzalemit. Ndryshe nga britanikët, të cilët e bënë Jeruzalemin kryeqytetin e vendit nën mandatin e tyre, lëvizja e hershme sioniste e vendosi selinë e saj larg Jeruzalemit, në Palestinën Qendrore dhe Veriore.

Duke ndjekur këtë shembull, organizatat e shquara sioniste si Fondi Kombëtar Hebre, i investuan paratë e tyre larg qytetit të shenjtë, duke u përqendruar më shumë tek vendbanimet komunale si kibuc dhe moshav. Përparësi patën vendbanimet bujqësore si Petah Tikva dhe Rishon Lezion.

Edhe godina e Universitetit Hebraik në Jeruzalem u përball me kundërshtime të forta nga udhëheqësit sionistë si Artur Rapin, që druhej se projekti do të pengonte aktivitetet e krijimit të shtetit të ri hebre. Duke ndjekur gjurmët e themeluesve, sionistët e tjerë hodhën sytë nga Tel Avivi, që cilësohej nga të sapoardhurit hebrenj si “Izraeli i ri”.

Duke e pranuar idenë e kontrollit ndërkombëtar të Jeruzalemit, shumë sionistë laburistë nisën që të jenë dakord me idenë e shpalljes së Tel Avivit si kryeqyteti i ardhshëm hebre. Mbi të gjitha, qyteti ishte më i përshtatshëm për vizionin e tyre nacionalist, frymën socialiste dhe revolucionin agrar.Për shkak të lirisë së tij të supozuar nga komuniteti i vjetër Yishuv i Jeruzalemit, Tel Avivi u bë kryeqyteti de fakto i shtetit hebre në Palestinë.Dhe ishte në Xhafa, dhe jo Jeruzalem, vendi ku Komisioni Sionist ngriti zyrat e tij të para, ku u mblodh udhëheqja Sioniste, dhe ku shumë udhëheqës të famshëm sionistë si Ahad Ham preferuan të jetonin. Sa i përket palestinezëve, edhe ata u fokusuan në Xhafa, dhe jo Jeruzalem, ku u vendosën aspiratat e tyre kombëtare, pasi ajo ishte “zemra pulsuese” e Palestinës dhe qendra e gjallë ekonomike dhe kulturore e saj.

Asnjëra palë nuk e dëshironte Jeruzalemin, përveç Britanisë së Madhe, që sipas fjalëve të kryeministrit Dejvid Lloid Xhorxh, donte ta shpallte qytetin “një dhuratë për Krishtlindje për popullin britanik”. E megjithatë, pak izraelitë sot duket se e kuptojnë faktin që imazhi i Jeruzalemit si kryeqyteti i përjetshëm dhe i bashkuar i popullit hebre, ishte një shpikje relativisht e fundit.

Pak prej tyre mbajnë mend se kur në nëntorin e viti 1947, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e saj historike për ndarjen e Mandatit të Palestinës midis arabëve dhe hebrenjve, duke çuar përfundimisht në krijimin e shtetit të Izraelit, plani që parashikonte dy shtete – një hebre, një arab – përjashtoi Jeruzalemin nga shteti i ardhshëm hebre.

Për shkak të statusit të tij unik, Jeruzalemi duhej të qeverisej nga një “regjim special ndërkombëtar”, i administruar nga Kombet e Bashkuara. Historia e lëvizjes së hershme sioniste në Palestinë sot gati është harruar. Por mësimi i saj është ende i gjallë:Jeruzalemi “u përkiste të gjitha kombeve dhe besimeve të tij”.

burimi: https://www.haaretz.com/israel-news/.premium-hoë-israel-invented-its-exclusive-claim-over-jerusalem-1.9789824

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...