Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se varianti me tre mutaicone i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi vitin e kaluar, është klasifikuar si variant i shqetësimit global.
Zyrtarja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove u shpreh se organizata të japë më shumë detaje në raportin e saj të përjavshëm të situatës për pandeminë, shkruan CNBC.
Por, ajo shtoi se varianti, i njohur si B.1.617, përhapet më me lehtësi si dhe vaksinat mund të mos jenë në gjendje për të dhënë efektin e tyre, sipas disa studimeve të fundit.
OBSH tha javën e kaluar se po ndiqte nga afër të paktën 10 variante të koronavirusit në të gjithë botën, përfshirë B.1.617. Varianti më parë ishte etiketuar si “variant i interesit” pasi më shumë studime ishin të nevojshme për të kuptuar plotësisht rëndësinë e tij.
India, e cila po përjeton një nga shpërthimet më të këqija në botë të koronavirusit, raportoi të hënën gati 370,000 raste të reja dhe më shumë se 3,700 viktima.
Vala shkatërruese atje ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, ndërsa ekspertët thonë se shifrat zyrtare për rastet dhe viktimat janë shumë më të ulëta sesa shifrat reale.