Tashmë është zyrtare. Hansi Flik do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit.
Flik do të zëvendësoje Joakim Lëv, i cili më herët kishte zyrtarizuar tërheqjen nga “panzerat” pas Kampionatit Europian të futbolli.
55-vjeçari Flik, mori drejtimin e gjigandëve bavarez dy sezone më parë, por viti 2020 ishte fantastik për të dhe skuadrën.
Nën drejtimin e tij, Bayern Munchen fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë Champions League dhe Kupën e Botës për klube.
Vendimi i Flik për tu larguar nga Bayern erdhi pas disa mosmarrëveshjeve me drejtorin sportiv të klubit Salihamixhiç, por dhe eliminimi nga Champion-i në çerekfinale peshoi shumë në të ardhmen e 56 vjeçarit.
Laut AZ soll Flick wie erwartet nach der EM (1. Juni bis 11. Juli) auf seinen früheren Chef Löw folgen. Nach der WM 2022 in Katar soll der Erfolgscoach von Bayern München die deutsche Fußball-Nationalmannschaft auch noch bei der Europameisterschaft im eigenen Land betreuen. pic.twitter.com/iqg9g4Dho2
— Sky Sport (@SkySportDE) May 10, 2021