Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Yield-et e bonove 12-mujore normalizohen pas rënies së ndjeshme të muajit prill

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Yield-et e bonove 12-mujore normalizohen pas rënies së ndjeshme të muajit prill

Pas rënies së fortë në muajin prill, yield-et e bonove të thesarit me maturim 12 mujor u rritën lehtë në ankandin e parë të majit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 1.7%, nga 1.63% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Kërkesa e investitorëve financiarë ishte sërish e lartë, me një shumë totale të paraqitur në ankand prej 14.1 miliardë lekësh, nga 9.2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Megjithatë, prorata e ofertave konkurruese u rrit ndjeshëm në 79%, nga vetëm 23% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Në ankandin e datës 20 prill, yield-i mesatar i ponderuar pati zbritur nga 2.04% në 1.63%, i ndikuar me shumë të ngjarë nga një pjesëmarrës i rëndësishëm në ankand, ndoshta një nga bankat tregtare. Ankandi i parë i majit ka sjellë një normalizim të yield-eve, por megjithatë në thelb ato ngelen në nivele relativisht të ulëta. Bonot me maturim 12-mujor janë instrumenti me frekuencën më të madhe të emetimeve dhe ngelen instrumenti më indikativ në ecurinë e tendencave të tregut për titujt e borxhit.

Yield-et ngelen ndërkohë të ulëta edhe në bonot me me afat më të shkurtër maturimi. Në ankandin e të martës, yield-i i bonove me maturim 6-mujor ra në 1.25%, nga 1.75% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte mbajtur në fillim të muajit mars. Kërkesat totale arritën në 3.1 miliardë lekë, nga 1 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Shëndeti i mirë i sektorit financiar dhe gjendja likuide e tregut janë faktorë përcaktues në ruajtjen e normave të ulëta të interesit në tregun primar të instrumenteve të qeverisë shqiptare.

Që nga marsi i vitit 2020, Banka e Shqipërisë e thelloi më shumë se kurrë politikën monetare lehtësuese, duke ulur normën bazë të interesit në 0.5% dhe duke iu garantuar bankave akses të pakufizuar në likuiditet. Kjo solli një zgjerim të ofertës së parasë në ekonomi dhe likuiditet të lartë në tregun financiar. Yield-et e letrave të borxhit të qeverisë qëndruan pranë niveleve më të ulëta historike dhe kjo tendencë vazhdon të mbizotërojë edhe sot.

Niveli i ulët i yield-eve dëshmon një funksionim të mirë të mekanizmit të transmetimit. Në mbledhjen e fundit, të muajit mars, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka konfirmuar orientimin se politika monetare do të vijojë të mbetet akomoduese gjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm, në funksionin të rikuperimit të qëndrueshëm të aktivitetit ekonomik dhe të kthimit të inflacionit në objektiv./Monitor/

Tags: Banka e Shqipërisëbono thesariyield

TË LIDHURA

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor
Analizë

Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

09:02 | 07/04/2026
Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas
Ekonomi

Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas

15:37 | 06/04/2026
Next Post
Mbledhja në PD/ Marku: Mua lezhjanët më kërkojnë t’ju mbroj votën me protesta

Mbledhja në PD/ Marku: Mua lezhjanët më kërkojnë t’ju mbroj votën me protesta

Igli Tare tenton goditjen e madhe, sulmuesi i Junajtid pranë kalimit te Lacio

Igli Tare tenton goditjen e madhe, sulmuesi i Junajtid pranë kalimit te Lacio

Lirimi i masave/ Italia do të hapë kufijtë për shqiptarët gjatë muajit maj

Lirimi i masave/ Italia do të hapë kufijtë për shqiptarët gjatë muajit maj







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com