Aktori i humorit, Albano Bogdo ka treguar detaje nga prapaskenat e skeçit që xhiruan me kryeministrin Edi Rana në “Klanifornia”.
I ftuar në emisionin “Binjakët”, Bogdo tha se Rama kishte shkruar që në orën 08:00 të mëngjesit dhe se ai nuk kishte ngrënë as bukë.
I pyetur nëse Julian Deda kishte marrë pjesë në këtë skeç, Bogdo tha se ai kishte refuzuar në mënyrë kategorike dhe se nuk do ta shohë Ramën me sy.
Pjesa nga biseda:
Pyetje: Kishe ngrënë bukë?
Albano Bogdo: Jo nuk kisha ngrënë se na erdhi që në 8 e gjysëm.
Pyetje: Sa ka qëndruar ai tek ju, sa qëndroi ai tek ju përveç transmetimit.
Albano Bogdo: Në transmetim doli 40 minuta, por kështu ka zgjatur thuajse dyfishi, kupton? Sa u xhiruan ato skeçet jashtë
Pyetje: Po Juli mori pjesë?
Albano Bogdo: E pe gjë te skeçi ti? Po si ka marrë pjesë apo jo? Refuzoi në mënyrë kategorike, është me Partinë Demokratike vëlla, është i hapur dhe nuk do ta shohë Ramën me sy.