Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ministri austriak Schallenberg: BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Aktualitet
Ministri austriak Schallenberg: BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor

Ministri austriak për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” ka deklaruar se dita e zgjedhjeve në Shqipëri ishte e qetë.

Pjesë nga intervista:

Shqipëria zhvilloi ditën e diel zgjedhjet e saj parlamentare, të cilat rikonfirmuan në një mandat të tretë Kryeministrin Rama. Keni një vlerësim për këto zgjedhje sa i takon standardit të tyre?

OSBE, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë dhe Këshilli i Europës vëzhguan me kujdes zgjedhjet parlamentare në 25 prill. Pesë deputetë austriakë ishin gjithashtu pjesë e ekipeve vëzhguese. Delegacioni i BEsë dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Tiranë morën gjithashtu pjesë në vëzhgim me 50 ekipe në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe ambasadorin austriak. Siç më kanë raportuar vëzhgueset dhe vëzhguesit, dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë. Trajtimi teknik i zgjedhjeve ishte profesional përkundër sfidave në lidhje me pandeminë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer detyrën e tij në mënyrë transparente, duke rritur kështu besimin në procesin zgjedhor.

Megjithatë, OSBE, Këshilli i Europës dhe BE adresuan disa çështje problematike që lidhen me kohën para ditës së zgjedhjeve, për shembull në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe pretendimet mbi blerjen e votës. Unë mendoj se është e rëndësishme, që të gjitha pikat e përmendura të sqarohen shpejt dhe në mënyrë të plotë. Thënë të gjitha këto, ne në Austri jemi të lumtur të punojmë me të gjitha forcat politike në Shqipëri – me qeverinë e re që do të formohet si dhe me deputetët e sapo zgjedhur të të gjitha grupeve parlamentare.

Mendoni se me standardin e këtyre zgjedhjeve, ku qytetarët votuan masivisht, qetësisht, pa i cenuar ato dhe ku partitë humbëse nuk shprehën asnjë kontestim, por pritën në qetësi rezultatin, Shqipëria ka plotësuar një kusht shumë të rëndësishëm për të pasur tashmë një datë për zhvillimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe cili do të jetë pozicioni i Austrisë?

Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është sigurisht një kusht paraprak i rëndësishëm në procesin e pranimit në BE. Në lidhje me këtë dëshiroj të theksoj qartë: Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër to sigurisht edhe i Shqipërisë, është një çështje thelbësore për politikën e jashtme dhe europiane të Austrisë. BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, ky rajon është një pjesë integrale e Europës. Është gjithashtu edhe në interesin e Austrisë dhe të BE-së, që ky rajon kryesor strategjik të përfshihet plotësisht në BE.

Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet si një “vend bosh” në hartën e Europës, pa këto shtete Bashkimi Europian nuk është i plotë. Sa i përket mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare mes BEsë dhe Shqipërisë: Në lidhje me këtë çështje unë jam në kontakt të ngushtë me homologët e mi në BE. Nga pikëpamja austriake, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë të jetë e mundur. Një gjë është e sigurt: Austria do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë intensivisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Tags: Ballkani Perëndimorbeministri austriakschallenberg

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
“Keni marrë gjobë për shpejtësinë”/ Policia e Shtetit paralajmëron: Mos klikoni linket mashtruese
Aktualitet

“Keni marrë gjobë për shpejtësinë”/ Policia e Shtetit paralajmëron: Mos klikoni linket mashtruese

17:31 | 08/04/2026
Next Post
Ministri i Jashtëm gjerman komenton idenë e ndryshimit të kufijve në rajon

Heiko Maas: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të trajtohen si çështje paketë

Televizioni zviceran hulumton gjakmarrjen mes dy familjeve të mëdha të Pejës

Televizioni zviceran hulumton gjakmarrjen mes dy familjeve të mëdha të Pejës

U fol për ndryshim kufijsh / Rama reagon ndaj mediave të huaja: Turp!

U fol për ndryshim kufijsh / Rama reagon ndaj mediave të huaja: Turp!







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com