Heiko Maas: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të trajtohen si çështje paketë

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjatë këtij takimi, Maas ka folur edhe në lidhje me çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të trajtohen si çështje paketë. Nuk do të ndahen nga njëra-tjetra përsa i përket vendimit të hapjes së negociatave”