Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sondazhet i japin Biden nota kryesisht pozitive për 100 ditët e para

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sondazhet i japin Biden nota kryesisht pozitive për 100 ditët e para

Një shumicë e amerikanëve shprehin përgjithësisht miratim për punën e Presidentit Joe Biden ndërsa ai i afrohet fundit të 100 ditëve të tij të para në detyrë, sipas dy sondazheve të mëdha kombëtare.

Një sondazh i Washington Post-ABC News tregon se 52% e të rriturve i japin Presidentit Biden një vlerësim të favorshëm krahasuar me 42% që nuk e miratojnë. Ndërsa një sondazh i NBC News i jep Presidentit vlerësim të favorshëm në masën 53% kundrejt 39%.

Të dyja sondazhet tregojnë se ndarja e thellë politike e vendit nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e debatueshme të vitit 2020, në të cilat zoti Biden mundi Presidentin e atëhershëm Donald Trump duke fituar ngushtë në disa shtete kryesore fushëbetejë për një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhi Washington Post-ABC tregon se 90% e demokratëve miratojnë punën e zotit Biden krahasuar me 13% të republikanëve, ndërsa sondazhi i NBC tregon se e miratojnë 90% demokratëve, 61% e të pavarurve dhe vetëm 9% e republikanëve.

Sipas sondazheve, zoti Biden i ka marrë disa prej notave më të larta në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Deri tani janë administruar më shumë se 226 milion vaksina dhe më shumë se 93 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Sondazhi Washington Post-ABC thotë se 64% e të rriturve – përfshirë një të tretën e republikanëve e miratojnë trajtimin nga zoti Biden të krizës së koronavirusit. NBC thotë se 69% e miratojnë.

Por sipas sondazheve, puna e Presidentit Biden në çështje të tjera rezulton më e dobët.

Sondazhi Washington Post-ABC thotë se presidenti i 46-të i vendit merr një vlerësim prej 52% në trajtimin e ekonomisë, ndërsa 53% nuk e miratojnë mënyrën se si ka trajtuar çështjen e mijëra migrantëve nga Amerika Qendrore dhe Meksika që janë përpjekur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Biden, ka prapësuar politikën e ish-Presidentit Trump, duke lejuar të miturit e pashoqëruar të qëndrojnë në SHBA në vend që të deportohen./VOA/

Tags: Joe Bidennota pozitivesondazh

TË LIDHURA

Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite
Bota

Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite

18:42 | 10/04/2026
Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave
Bota

Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

18:18 | 10/04/2026
“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin
Bota

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

18:00 | 10/04/2026
Next Post
Ambasada e SHBA: Askush të mos shpallë fitore pa u numëruar çdo votë

Ambasada e SHBA: Askush të mos shpallë fitore pa u numëruar çdo votë

Stresi kërkon falje: Po, organizova protestën. Ndjesë për policët e lënduar

''Manipuloni sa të doni votat''/ Stresi paralajmëron luftë civile

Numërohen mbi 60% të kutive/ PS vazhdon të kryesojë, e ndjek PD dhe LSI

Numërohen mbi 60% të kutive/ PS vazhdon të kryesojë, e ndjek PD dhe LSI







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite
Bota

Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite

by mirseda
18:42 | 10/04/2026
0

Të paktën 13 anëtarë të personelit të sigurisë shtetërore kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore...

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri

18:23 | 10/04/2026
Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

18:20 | 10/04/2026
Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

18:18 | 10/04/2026
“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

18:00 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com