Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita përballë shtetit, jo me ndryshimin por “skuadriljet”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Negociatat, të paktën një lajm i mirë në Covid-19

Incidenti i Kavajës, që e pasoi pak orë më vonë vrasja e trishtë e Elbasanit na solli para vetes ashpërsinë dhe lodhjen e njerëzve për fushatat politike në Shqipëri. Për asnjë dyshim, mospjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje përveç faktorëve të mirënjohur lidhet edhe me këtë aspekt, shqiptarët janë të lodhur nga gjuha e urrejtjes së pamat dhe shfryrjen e zakonshme që ndodh disa javë më vonë, kur politikanët do shkojnë sëbashku me pushime duke ua lënë hallet e përditshmërisë shqiptarëve.

Vetëm se në këto zgjedhje, ashtu si në të tjerat, opozita që po merr një mbështetje gjithnjë e më të madhe sesa më parë, po shfaq nën frymëzimin, sidomos të presidentit të vendit (një paradoks i ri ky për historinë tonë politike), të ashtuquajturën strukturë vetëmbrojtje ose më saktë njësitë që njihen si anëtarët e Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV), të cilat janë bërë të njohura nga vetë zyrtarët e opozitës.

E dhimbshme është se shteti ynë dhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi është 24/24 orë në fushatën zgjedhore, si kandidat i PS-së, me detyrë të deleguar tashmë te zëvendësi i tij, jo vetëm nuk sinjalizojnë për këto situata, jo vetëm nuk u kërkojnë grupeve, si ajo që na shfaqi PD-ja të merren me administrimin dhe mobilizimin e zgjedhjeve, por thjesht u mbetet të mbledhin pasojat, që në këtë rast ishin fatale.

E pa asnjë logjike normale është pjesëmarrja e pa asnjë sensi e presidentit të vendit, i cili e ka ulur stekën e këtij institucioni, në nivele të pariparueshme, ashtu si apatia e liderit të opozitës, Basha që duket se është eklipsuar nga ligjërimi militar i Ilir Metës.

Opozita mund të ketë rezultat spektakular, ashtu si mund të ketë një rezultat humbës pas pak ditësh, por ashtu si pritej nuk mundi të ofronte realisht ndryshimin, qoftë edhe në formë, por thjesht fytyrën që do të ketë shteti ynë, nëse ata do ta drejtojnë, me anë së të fortëve të frikshëm, që do të na “drejtojnë” drejt Evropës.

Dhe keqardhja se skuadriljet e opozitës me emrat e ish-ushtarakëve që e përbëjnë, janë në atë pjesë të shoqërisë për të cilët investohet bajagi shumë nga taksapaguesi i thjeshtë, për formimin, arsimin, punët e zgjedhura dhe mbi të gjitha sigurinë, që jo rrallë herë i kthehet në bumerang.

Këta djem të zgjedhur, jo pak herë prej trajtimeve, që ata nuk i konsiderojnë si të duhurat për staturat e tyre, kthehen në rrënues të shtetit me akte si ai i Elbasanit, atë që do të ndryshojë pikërisht opozita me sloganet e saj t’përhapura në të gjithë vendin. E më keq akoma, fakti se ky grup dhe frymëzuesit e tyre, nuk kanë as edhe një respekt, për shtetin dhe institucionet e tij. Atëherë, cili do ta rregullojë këtë vend. Koha është për të kaluar në një stad tjetër, por jo faleminderit në ndryshimin me llojin me skuadrilje.

Tags: ben andoniopinionopozita

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
OBSH ngre alarmin: Vendet e varfra nuk po marrin vaksinën kundër Covid-19

OBSH-ja kritika për qasjen e vendet e varfëra tek vaksinat Covid

U përplas me shtyllën, ndërron jetë tragjikisht basketbollisti i NBA

U përplas me shtyllën, ndërron jetë tragjikisht basketbollisti i NBA

Nuk vinte në punë prej 15 vitesh, punonjësi i spitalit merrte rrogë të plotë

Nuk vinte në punë prej 15 vitesh, punonjësi i spitalit merrte rrogë të plotë

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

by mirseda
22:44 | 04/08/2025
0

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më...

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

20:42 | 04/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com