Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

S’ka pse burgoset Ndriçim Jonuzi?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse kjo betejë nis nga Njeriu?

Nga: Frrok Çupi

Të gjithë janë vënë në ndjekje të Ndriçim Jonuzit; ndërsa ky është kthyer në asgjësues të ‘familjes’ së vet politike. Ndriçimi është djali nga Kavaja që dje hyri në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi njërin prej tyre. Për fat nuk ndodhi tragjedia; gjithçka që ndodhi pas ‘pushkës’ ishte njësoj si deri në çastin fatal:

PD e Kavajës tentoi që ta përdorë ngjarjen njësoj si bombën e Shkallnurit kundër liderit Berisha në vitin 1994. Bomba as shpërtheu, as vrau njeri, as trembi njeri, as u duk gjëkundi. Vetëm presidenti Berisha u tremb dhe shpërtheu në alarm se ‘po më vrasin’. Disa gazetarë të kohës e përhapën lajmin, dhe kreu i shtetit nisi reprezaljen që hyri thellë në palcën e kombit. Presidenti priste vetëm një gjë: Që bomba të rriste kreditet popullore ndaj tij. PD kishte rënë poshtë, kishte humbur zgjedhjet e korrikut 1992 dhe kishte humbur në mbarë kombin Referendumin për Kushtetutën. Edhe sot PD tenton ta bëjë ‘shpërthyese’ Kavajën, duke e sakrifikuar atë popull që mund ta marrë për hunde, me qëllim që të fitojë disa pikë përmes terrorit.

Po pse duhet burgosur Ndriçimi kur nuk ka kryer as një të miliontën që kanë bërë liderët e tij?

Çfarë ndodhi siç kishte ndodhur më parë?

Ndodhi që Partia Demokratike shpifi; po shpifi sy për sy. Ka njëmijë vjet që lideri kryesor dhe mbarë lidershipi i PD, vetëm shpifin. Ma thoni një njeri në Shqipëri që nuk e kanë shpifur këta. Sipas tyre edhe vetë themelet e PD janë të shpifura: Azem Hajdari ishte shpallur ‘spiun’ dhe ‘huligan’; Gramoz Pashko ishte sulmuar që nga familja e deri te burgu; Edi Rama- si antikomunisti i parë mes intelektualëve- u shpall biri i vrasësit të poetit, narkoshtet, zograf, etj. Pjetër Arbnorit ia vunë emrin ‘Koromane’ dhe Jozefinën e  pagëzuan si ‘piktore’ dhe tani e thërrasin ndihmëse e Ramës… Nuk ka mbetur pastrues në qytet që nuk është neveritur nga shpifjet e PD. Kësaj here, me rastin e Ndriçimit, Partia Demokratike shpifi kundër të gjithëve, duke e quajtur komplot politik. Edhe Vetë Grida Duma, që shquhet për sy të qetë, u detyrua të shfaqet me portretizon e ‘zonjës së tërbuar’ një sy në tokë e një sy në pemë; edhe kjo do të fitonte disa pikë. Shpifja kundër Partisë Socialiste doli huq, sepse djali nga Kavaja kishte lidhje me Partinë Demokratike, jo me Partinë Socialiste.

Po pse u dashka burgosur Nriçimi, kur nuk është komplotist politik?

Ndriçimi është një prej djemve demokratikas të Kavajës. Edhe kjo është një nga pikat që ka ndodhur vetëm ashtu siç kishte ndodhur. Familja e tij ka qenë me Partinë Demokratike që në themelimin e saj; madje njëmijë herë më demokrate se familja e atij ‘sekretarit’ të PD që u plagos mbrëmë. Është tjetër punë se si doli mbi ujërat e PD ai tjetri që nuk kishte shumë lidhje me PD.

Po kështu ka ndodhur rëndom. Dy djemtë kavajas, u ndanë në jetën e tyre: Ndriçimi mori rrugën drejt Italisë, ku edhe bëri ndonjë vrasje të vogël a ndonjë porcion drogë; ndërsa sekretari i PD Kavajë e gjeti ‘drogën’ pranë shtëpisë së tij. Droga e sekretarit është vetë PD, nga ku pret të marrë fitme të majme. Ja, kjo është tërë loja. Kur PD do të mbetet përsëri në opozitë, edhe sekretari i saj do të thotë se ‘anon jo  nga PD’. Ndërsa Ndriçimi nuk tradhtoi kurrë; edhe tani që është në arrati ai po deklaron se është ‘i PD’.

Atëherë pse duhet burgosur Ndriçimi, përderisa është gjysma e të tërës?

Ndriçimi nuk duhet burgosur për dy arsye më shumë se sekretari:

Sepse Ndriçimit i është vënë në ndjekje policia, por edhe PD; dmth dy forca. Partia Demokratike tenton ta zhdukë si një dëshmi; dëshmi kundër vetes. Sepse ky djalë Kavaje del se është ‘vrasës’, ‘person në kërkim’, me ‘rekorde kriminale’, etj. Në PD ka me shumicë nga kjo kategori, ashtu siç mund të thërritet nën akuzë edhe sekretari viktimë. Gjithë jetën kështu ka qenë e mbetet PD.

Atëherë pse u dashka burgosur Nriçimi që është njëri ‘si të gjithë’?

Të gjithë në PD duhet të ndjehen të frikësuar nëse burgosin Ndriçimin. Kryetari Lul Basha, edhe pse e kishte në sqetullën e Partisë, edhe pse e kanë përdorur familjen dhe Ndriçimin, erdhi një çast i vështirë kur e deklaroi ‘të huaj’.

“Jo, mo burrë, mos e bëj këtë- tha Ndriçimi- unë jam i PD’.

Kur lideri nuk mban një njeri që gaboi në një çast kur ia bëjnë borxh, vallë si mund të besojnë të tjerët? Aq më tepër se rrallë njeri ka në PD që nuk ka një ‘dosje’ o si i fortë, o si vrasës, o si trafikant, o si spiun…

Ky është njëri si të tjerë.

Tags: burgosjeFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Mpiksje të rrallë gjaku/ EMA jep paralajmërimin për vaksinën Johnson & Johnson

Mpiksje të rrallë gjaku/ EMA jep paralajmërimin për vaksinën Johnson & Johnson

Vaksinimi, Manastirliu jep shifrat: Deri tani kemi injektuar 138,846 doza

Manastirliu jep shifrat: Janë kryer 350 mijë vaksinime

Patronazhistët? Shehi: Rama po vepron si Enver Hoxha

Patronazhistët? Shehi: Rama po vepron si Enver Hoxha







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Dosja e ARRSH-së, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes
Aktualitet

Dosja e ARRSH-së, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes

by mirseda
15:24 | 27/01/2026
0

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit ,Valter Begaj, për ndarjen e çështjes së tij dhe dy subjekteve...

DËSHMIA e Mikel Ndojit: Ja pse e pl*gosa vajzën time, jam penduar…

DËSHMIA e Mikel Ndojit: Ja pse e pl*gosa vajzën time, jam penduar…

15:22 | 27/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Protesta e 24 janarit, gjykata vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit

Protesta e 24 janarit, gjykata vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit

15:17 | 27/01/2026
Bllokohet e-Albania, paralizohet aktiviteti i bizneseve dhe fiskalizimi, AKSHI nuk mban  përgjegjësi

Bllokohet e-Albania, paralizohet aktiviteti i bizneseve dhe fiskalizimi, AKSHI nuk mban përgjegjësi

15:14 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com