Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Biden: Mbështesim një marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Biden: Mbështesim një marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme përmes bisedimeve Kosovë-Serbi, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, që ka në thelb njohjen e ndërsjellë.

Këto komente janë pjesë një letre me të cilën presidenti Biden përgëzoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e zgjedhjes në këtë post.

Në letrën e shpërndarë nga zyra e zonjës Osmani thuhet se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor që Kosova të realizojë potencialin e saj dhe të integrohet plotësisht në institucionet Euro-Atlantike”. Ne letër nënvizohet se përmbushja e këtij qëllimi “do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partneri i Kosovës në çdo hap”.

Mes tjerash presidenti Biden i është referuar një letre të presidentes Osmani për nevojat që Kosova ka për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 4 miliardë dollarë ndihma nëpërmjet programit COVAX për të mbështetur vendet në nevojë për vaksina në mesin e të cilëve ka përfituar edhe Kosova. Presidenti Biden shkroi se derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes së vaksinave me vendet tjera, duke nënvizuar se ekipi i tij do të mbetët në kontakt për të gjitha këto zhvillime.

Kosova mbetet vendi i fundit në rajon me numrin e të vaksinuarve. Në fund të muajit të kaluar Kosova mori 24 mijë doza në kuadër të programit COVAX nga rreth 100 mijë sa i janë premtuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri të ditur sot përmes faqes së saj në Twitter se “95 mijë doza të vaksinave të financuara nga Bashkimi Evropian do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit”.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha në një konferencë me gazetarë se vaksinat pritet që shumë shpejt të shpërndahen te vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo do të thotë që në fillim të majit dhe muajit tjetër ne duhet të jemi në gjendje të sigurojmë të gjitha vaksinat për punonjësit shëndetësor në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Opozita në Kosovë është shprehur kritike ndaj qeverisë lidhur me sigurimin e vaksinave dhe çështja pritet të debatohet në parlament javën që vjen.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Abelard Tahiri, tha se debati për vaksinat është një çështje urgjente.

“Tashmë kemi një angazhim të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës”, tha zoti Tahiri.

Janë bërë tri javë kur Kosova filloj procesin e vaksinimit dhe gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar pak më shumë se 18 mijë persona.

Tags: Joe Bidenmarreveshje kosove-serbiSHBA

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Next Post
Shqipëria humbi gjyqin ndaj Becchettit, Meta: SPAK të nisë hetimet

Meta ndan mesazhin: Më 25 prill vendos për të ardhmen tënde, mbro demokracinë

”Kosova është Shqipëri”/ Tifozët shqiptarë përplasen me ata serb në Australi

''Kosova është Shqipëri''/ Tifozët shqiptarë përplasen me ata serb në Australi

Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Kërkonin 1000-1500 euro për pajisjen me vizë shqiptare, 3 në pranga







JU REKOMANDOJMË

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com