Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale, mesazhin sensibilizues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës, në lidhje me votimet e 25 prillit.
Sipas Metës, më 25 prill çdo qytetar do të vendosë për të ardhmen e tij, të familjes dhe të Shqipërisë.
Kreu i Shteti bën apel për të mos shitur dinjitetin, por për të mbrojtur votën dhe demokracinë.
”Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur! Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!
Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!’’, shkruan Meta krahas videos së postuar në rrjetin social, Facebook.