jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri

Kanë kaluar disa javë prej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpenzon një pjesë të kohës duke u marrë me zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 prill në Shqipëri.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë garon në këto zgjedhje me Boiken Abazin, Iljaz Shehun dhe Kreshnik Merxhanin si kandidatë të pavarur.

Njohësi i zhvillimeve politike në Shqipëri, Ben Andoni, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e kryeministrit të Kosovës, Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë ka filluar të jetë shqetësuese.

“Gjëja që është shqetësuese në Tiranë te njerëzit të cilët mundohen që t’i rrinë sa më larg politikës, është njëlloj fryme e re që po lind për largimin e akoma më shumë të Kosovës me Shqipërinë”, shprehet Andoni.

Në fillim të muajit mars, Albin Kurti vizitoi Lezhën, Tiranën dhe Gjirokastrën për t’u dhënë mbështetje kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë në garë për t’u bërë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Andoni thotë se Kurti po sillet me cinizëm ndaj Tiranës zyrtare.

“Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Tiranë shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi, një përmbledhje e përpjekjes së tij për të treguar një lloj figure mbarëshqiptare që mendoj se është pak e tepruar. Ai dëshiron të tregojë një lloj peshe mbarëshqiptare, por që besoj se po shpenzon energji shumë në Shqipëri, energji të cilat shumë më mirë do të ishte t’i kalonte në Kosovë”, thotë Andoni.

Pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kryeministrit Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, sipas Andonit, mund t’i bllokojë përpjekjet për planifikim të përbashkët strategjik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kosova në izolim, zyrtarët e LVV-së në Shqipëri

Por, në kohën sa qeveria e drejtuar nga Albin Kurti futi në fuqi masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga 9 deri më 11 prill shumë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje publikuan fotografi nga Shqipëria në rrjete sociale.

Në mesin e tyre: ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla si dhe deputetët Fatmire Kollçaku, Armend Muja, Tinka Kurti, Agon Batusha, Enver Dugolli, Salih Zyba si dhe Valon Ramadani.

Atje, këta përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje morën pjesë në aktivitete elektorale.

LVV: Po ofrojmë ndihmë politike e logjistike

Pas kritikave të shumta dhe presionit publik më të cilin u përball qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, Arlind Manxhuka nga ky subjekt politik, përmes një reagimi publik ka thënë se pjesë e zotimeve të tyre është edhe fuqizimi i marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë.

Në reagimin e tij, Manxhuka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë po ofron ndihmë politike si dhe logjistike për qendrën në Shqipëri.

“Gjatë këtyre ditëve kemi parë kritikë për këtë përkrahje logjistike dhe njerëzore që ka ofruar dhe po ofron LVV-ja në Shqipëri. Kritikë të cilën e kuptojmë pasi qytetarët presin që ne të angazhohemi në kryerjen e zotimeve që kemi marrë, të cilën po e bëjmë gjatë gjithë kohës. Por, pjesë e këtyre zotimeve ishte dhe mbetet fuqizimi i marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë”, ka shkruar Manxhuka.

Manxhuka ka thënë LVV-ja është e lumtur që përkrahë forca progresive që angazhohen për barazi sociale, zhvillim ekonomik e të drejta në gjithë rajonin.

Mushkolaj: Kurti të kujdeset për qytetarët e vet

Njohësi i proceseve politik në Prishtinë, Imer Mushkolaj, thotë se qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për të zgjidhur problemet e akumuluara ndër vite e jo për t’u marrë me proceset politike në Shqipëri.

“Kjo përpjekje e zotit Kurti që të shtrijë ndikimin edhe në Shqipëri tregon idenë e tij që në çdo mënyrë të ketë atje prezencë, pavarësisht se kjo prezencë konsiderohet e vogël dhe e papërfillshme. Por, përtej kësaj fokusi i kryeministrit Kurti duhet të jetë Kosova dhe zgjedhjet në Shqipëri nuk janë kurrfarë prioriteti për Kosovën tash për tash”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Angazhimi i kryeministrit Kurti në garën politike në Shqipëri sipas Mushkolajt, në të ardhmen mund të rrezikojë raportet në mes të tij dhe kryeministrit të ri shqiptar.

“Nuk është e lehtë për kryeministri i ri të Shqipërisë, kushdo që të jetë ai ose ajo, që në të ardhmen të mund të bashkëpunojë në mënyrë korrekte në aspektin bilateral me një person i cili thjesht është jo vetëm bashkëpunëtor në kuptimin e një politikani që udhëheq një shtet tjetër, por është edhe rival politik”, thotë Mushkolaj.

Opozita: Qeveria Kurti ka braktisur njerëzit e vet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku duke përmendur situatën e rëndë me COVID-19, tha se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk po kujdeset për qytetarët e saj.

“Në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga Qeveria Kurti që të fokusohet në menaxhimin e pandemisë dhe krizës ekonomike në vend se të merret me zgjedhjet në Shqipëri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri kritikoi qeverinë për vendosjen e masave kufizuese si dhe mungesën e vaksinave kundër COVID-19.

“E vetmja gjë që kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore”, deklaroi Tahiri në një konferencë për media në Prishtinë.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill.

Gara kryesore politike po zhvillohet në mes të Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD).

PS-ja synon mandatin e tretë të qeverisjes, kurse PD-ja rikthimin në pushtet pas tetë vjetësh në opozitë./REL/

Tags: Albin Kurtifushatekosoveproblemeshqiperi

TË LIDHURA

Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë
Rajoni

Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë

19:12 | 23/03/2026
Pas Italisë, edhe Greqia merr masa për çmimin e karburanteve: Mitsotakis shpall paketë 300 mln euro.
Rajoni

Pas Italisë, edhe Greqia merr masa për çmimin e karburanteve: Mitsotakis shpall paketë 300 mln euro.

12:24 | 23/03/2026
Podujevë/ Shkon në 3 numri i viktimave, vdes edhe 31-vjeçarja e dyshuar.
Rajoni

Podujevë/ Shkon në 3 numri i viktimave, vdes edhe 31-vjeçarja e dyshuar.

12:13 | 23/03/2026
Next Post
Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Gabimi strategjik i Metës në Vlorë

Basha: Nuk jam piktor, por unë e se di çfarë i duhet Shqipërisë (Video)

Basha: Nuk jam piktor, por unë e se di çfarë i duhet Shqipërisë (Video)

“Eja live ballafaqohemi”/ Presidenti Meta sfidon nga Vlora Damian Gjiknurin

“Eja live ballafaqohemi”/ Presidenti Meta sfidon nga Vlora Damian Gjiknurin







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com