Basha: Nuk jam piktor, por unë e se di çfarë i duhet Shqipërisë (Video)

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër spot për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet kryedemokrati Lulzim Basha, i cili thumbon kryeministrin Edi Rama, teksa thotë se nuk është piktor, por e di se çfarë i nevojitet Shqipërisë.

Ndër të tjera, Basha rendit tre objektivat që ai ka për vendin, ndërsa kërkon votën e qytetarëve për numrin 9, atë të PD në fletën e votimit.

Përshëndetje kryetar. Pershendetje Jona. Pikturoni ju? Jo unë nuk jam piktor, por e di se çfarë i duhet Shqipërisë. Punësim dhe mirëqenie, integrim në Be, ndryshim! Voto 9!,”-thuhet në video.