Brazili po pëson valën më të keqe të koronavirusit që kur filloi pandemia, mbi një vit më parë.
Pas këtyre shifrave të larta të vdekjeve qyteti Brazilian, Sao Paolo ka përshpejtuar përpjekjet për të zhvarrosur eshtrat nga varret e vjetra në varrezat Vila Nova Cachoeirinha në pjesën veriore të qytetit.
Vendimi për zhvarrosjet është marrë për të hapur vend për numrin e madh të viktimave të shënuara nga Covid-19.
Organizata Botërore e shëndetësise lajmëroi se pandemia ka vendosur një numër të madh shtetesh braziliane në “gjendje kritike” dhe kështu ka nisur puna intensive për të hapur varret e njerëzve që kanë vdekur vite më parë, duke grumbulluar dekompozimet dhe duke i larguar ato në një vend tjetër për ti hapur vend viktimave të Covid, shkruan Reuters.
Të mërkurën, ministria e shëndetësisë e Brazilit regjistroi numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid për të dytën ditë me radhë, me 3,869 njerëz që humbën betejën me virusin.
Një ditë më parë, instituti biomjekësor brazilian Butantan tha se kishte zbuluar një variant të ri që kishte ngjashmëri me atë të parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili duket më rezistent ndaj vaksinave ekzistuese. Varianti i Afrikës së Jugut është më ngjitës, siç është një variant i mëparshëm i zbuluar në Brazil.