Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

2 prilli, totem i kujt?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Frrok Çupi

Po të kërkoje vrasësit e katër Dëshmorëve të Demokracisë, sot duhej të ishe në Shkodër; ja, aty rreth vendit ku vendoseshin kurora dhe derdheshin lot…

U mblodhën rreth një obelisku që është ngritur në nderim të 4 djemve që ranë në një skenë proteste në 2 prill 1991, mes të cilëve edhe një nga djemtë më të mirë themelues të PD, Arben Broci. Obeliskun e vunë në mes dhe nisi ‘vajtimi’ i burrave e grave.

Njësoj si në ritet e totemistëve kur mblidhen rreth totemit të tyre. Bota e sy- hapurve, prej shekujsh e ka zbuluar lidhjen mes njeriut dhe totemit të tij. Lidhja, edhe në këtë rast, është e ndërsjellët: Totemi me figurën e 4 dëshmorëve e frikëson ‘adhuruesin’ rreth tij dhe njeriu ia shpreh respektin me forma të ndryshme. (‘Code du totemisme’ -S. Reinachut- i përket shkallës kalimtare të njeriut nga primitivizmi për te shekulli i heronjve). Një nga format e respektit totemist, edhe në rastin e obeliskut të Shkodrës, është shtirja, fshehja e vrasësit, përdorimi i fytyrës së Ben Brocit… Qëllimi- për të vrarë disa të tjerë.

Po vallë totem i kujt është ky 2 prill i përgjakshëm?

1.

Presidenti i Republikës, totemin e do për vete. Ai, prej kaq kohe, ka bërë kërkime dhe ka piketuar nëpër Shqipëri se ku janë arenat e vrasjes së ‘kafshëve totem’; prandaj ka zbritur edhe në Shkodër, këtu ku janë vrarë katër luanë. Presidenti në këtë rast vë mbi kokë fytyrën e ‘luanit’, dmth., fytyrën e Ben Brocit me shokë, dhe thërret popullin për luftë, thërret që të shqyejnë njëri tjetrin. Prej kohësh presidenti po tenton të ndezë zjarrin e konfliktit e të luftës civile. Herë ka bërë thirrje duke mbajtur mbi kokë totemin e Avni Rustemit, herë të Mic Sokolit, herë të Salvador Alendes… Në Shkodër rrëmbeu eshtrat e katër dëshmorëve dhe lëshoi duhmën që ‘nga Shkodra të nisë marshimi…’.

2.

Të gjithë fajtorët e 2 prillit, ose të ngjashmit me ta, u mblodhën rreth obeliskut (në fakt rreth eshtrave). Në radhë të parë u vunë vrasësit. Përderisa PD, nga ku vinin 4 dëshmorët, nuk i gjeti kurrë, ata janë vetë ata. Në një gjyq të gjatë ku akuzohej si vrasës ministri komunist Ruçi doli se komunisti nuk ishte fajtor, por ishte një gjë tjetër: Totemi komunist do të hapte një fletë në sallën e gjyqit, do të thoshte një fjalë, dhe në atë sekondë do të binte piramida e palës tjetër! I akuzuari nuk ndodhej sot në Shkodër, mund të jetë biseduar që t’ua lërë vendin autorëve në vrasje.

3.

Figura e ‘kafshës’ së 2 prillit mund të jetë totem për kategorinë. (Se totemi i fiseve është një kafshë, ajo herë vritet e herë shpallet e shenjtë). Rreth vrasjes së 4 dëshmorëve janë lëshuar dhjetëra dëshmi, dhjetëra paralele e dhjetëra ‘vrasje kafshe’. Kategoria është kjo: Kush ka lidhje. Fijet e fajit janë shtrirë deri te njerëz të ‘farefisit’, të cilët edhe vetë sot janë ‘kafshë të vrara’. Ka një zinxhir të tërë: Kryetar i PD, doktor Ali Spahia, u shfaq shpejt në vendin e vrasjes së katër dëshmorëve, pastaj njoftoi se ‘ata nuk mbijetuan dot’ dhe iu drejtua gishti. Vetë ai iku nga jeta në mënyrë misterioze. Njësoj si ai ikën të tjerë që u dyshuan se ‘kanë vrarë totemin’. Në të njëjtën kategori hyjnë Hajdari, Çekini, Hoti, Zhulali, Gazidede… Fëmijët e tyre sot përkëdhelen si deputetë dhe ftohen rrotull obeliskut. Është kategoria që ia detyrojnë totemit prejardhjen e tyre.

4.

Ka lidhje me anëtarët e fisit. Anëtarët e fisit besojnë se përmes totemit sigurojnë përjetësinë. Fisi që ka deklaruar se vjen prej protestës së përgjakshme të 2 prillit, sot thotë se nuk ka vdekje tjetër. Për shembull këta thonë se as arma bakteriologjike nuk vret njerëz. Kanë dalë në fushë gjithë fisi dhe sfidojnë sëmundjen e shekullit, koronavirusin. Gjithë bota është në luftë për jetën, këta janë kundër jetës. Partia Demokratike është në rrugë duke kërkuar vdekjen e njerëzve militantë ose jo. Nuk mund të thuash se janë fis totemist, nuk mund të thuash se nuk e njohin botën moderne; por të paktën i përkasin fisit që predikon se ‘kafsha totem ruan dhe paralajmëron’ njerëzit që i përkasin fisit.

A mund të thuhet kjo?

Në fakt- jo!, këta edhe te 2 prilli shikojnë totemin si kurorë.

Tags: 2 prilliFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

Screenshot
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari merr pjesë në ndarjen e dekoratave “Fisnikëria Tiranase”

15:41 | 04/10/2026
Analizë

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet e gurta te plazhet e kristalta

14:26 | 01/10/2026
Analizë

“Politico”: Shqipëria në grupin e katër vendeve që BE synon t’u përshpejtojë rrugën e anëtarësimit

09:15 | 29/09/2026
Next Post

Ishte duke folur në konferencë për shtyp, trajnerit i ''zhduket koka'' (Video)

Rama: Mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar, rrofshi sa malet

Ministria publikon shifrat: Kurba e Covid-19 mbetet e qëndrueshme







JU REKOMANDOJMË

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

by mirseda
09:28 | 07/10/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në platformën X një mesazh me rastin e trevjetorit të 7 tetorit,...

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com