Rama: Mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar, rrofshi sa malet

Prej 5 ditësh, ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit i popullsisë në vendin tonë. Kryeminsitri Edi Rama, ka shpërndarë një video nga procesi i vaksinimit në sheshin ”Skënderbej”, teksa bëri me dije se deri më tani ka mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar.

”Nderi është i gjithi i yni. Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.