Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Të luftojmë racizmin dhe afrofobinë në Europë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Të luftojmë racizmin dhe afrofobinë në Europë

Të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë, me të drejta dhe dinjitet të barabartë. Pikërisht ky parim themelor që ka hedhur themelet në deklaratën e përgjithshme të të drejtave të njeriut, ka qenë një nga parimet bazë të rindërtimit të Europës pas Luftës së Dytë Botërore dhe është baza e sistemit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Për fat të keq njerëzit me ngjyrë shpesh nuk trajtohen si duhet. Megjithë përparimet e arritura në trajtimin e barabartë dhe luftën kundër diskriminimit, në shumë vende europiane vazhdojnë të ekzistojnë racizma strukturorë dhe institucionalë. Po të jeni njeri me ngjyrë, probabiliteti që të diskriminohesh në tregun e punës, në sistemin e arsimit, në sistemin e shëndetësisë dhe gjatë kërkimit të një banese është më i madh se tek një person pa ngjyrë, po ashtu siç është më i madh probabiliteti që të ndaleni nga policia dhe të kontrolloheni.

Dimensionet e mëdha të problemit

Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve europiane nuk japin të dhëna për diskriminimin racist, disa studime tregojnë për dimensionet e problemit. Një sondazh i zhvilluar në Francë nga autoriteti i pavarur, Defenseur des Droits (Mbrojtësi i të drejtave), tregoi se të rinjtë arabë dhe afrikanë ndalohen dhe kontrollohen 20 herë më shumë se çdo grup tjetër të rinjsh. Probleme të njëjta janë vërejtur edhe në vende të tjera si Belgjikë, Danimarkë, Qipro, Irlandë, Itali, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar, thotë Equinet, Rrjeti Europian për Barazinë.

Në Rusi ekziston një negativitet i madh kundrejt njerëzve me ngjyrë ose „migrantëve nga Afrika”, thotë një raporti i OJQ –së, Levada Center, bërë me kërkesë të Kongresit hebre rus.

Edhe në Finlandë, sipas një raporti të vitit 2017 për diskriminin e njerëzve me prejardhje afrikane, shumica e të pyeturve kanë thënë se diskriminohen rregullisht.

Në një raport parlamentar të pak kohe më parë në Britaninë e Madhe, theksohet se vdekshmëria gjatë lindjeve tek gratë me ngjyrë është pesë herë më e madhe se sa tek gratë pa ngjyrë, dhe se 60 përqind e popullsisë me ngjyrë në Britaninë e Madhe nuk mendon se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, NHS, i trajton çështjet e shëndetit të tyre njësoj si tek njerëzit pa ngjyrë.

Shance të pabarabarta në arsim dhe punësim

Sondazhet e fundit të Agjencisë së BE për të drejtat themelore mbi këtë temë tregojnë, se 18 përqind e të pyeturve të moshës 16 deri 24 vjeçare nuk kryejnë ndonjë punë me pagesë ose nuk ndjekin ndonjë ndonjë shkollë të përgjithshme apo profesionale, ku duhet thënë se midis vendeve të ndryshme ekzistojnë dallime të mëdha. Sondazhi tregon po ashtu, se një në pesë të pyeturit me prejardhje afrikane ndihet i diskriminuar në tregun e banesave. Një sondazh i publikuar në vitin 2018 nga Komisioni irlandez për të drejtat e njeriut dhe barazinë, tregoi se megjithë kualifikimin më të lartë njerëzit me ngjyrë diskriminohen në marrjen e punëve që paguhen mirë.

Dhuna fizike dhe verbale është një problem tjetër me të cilin hasen njerëzit me ngjyrë. Në Portugali mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe deputetët me prejardhje afrikane janë sulmuar dhe kanë marrë kërcënime me vdekje. Ish ministrja italiane për çështjet e integrimit, Cecile Kyenge dhe ish ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira u kthyen disa herë në objektiva të ofendimeve raciste.

Mohim i përhapur shumë

Unë shoh se ekziston një kontinuitet midis kësaj situate dhe padrejtësive që njerëzit me ngjyrë është dashur të përjetojnë në Europë për breza me radhë. Megjithatë ky problem vazhdon të mohohet. Mosrespektimi i premtimit për barazi është në kundërshtim me traditën e gjatë politike, filozofike dhe juridike, e cila e ka vendosur barazinë në qendër të demokracisë europiane. Si Gjykata Europiane dhe Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut ashtu edhe organet përkatëse të OKB kanë në dispozicion mjaft të drejta për të zbatuar këtë princip.

Megjithatë shtetet veprojnë me ngadalë kundër praktikave diskriminuese që i kthejnë njerëzit me ngjyrë në qytetarët e klasës së dytë të shoqërisë sonë. Për të ndryshuar këtë gjendje, vendet europiane duhet t’i shpallin luftë racizmit dhe diskriminimit racor duke e kthyer atë në një nga detyrat prioritare.

Të luftohet racizmi me ligje dhe arsim

Në luftën kundër racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë duhen luftuar rrënjët e tij duke u konfrontuar me trashëgiminë e të kaluarës koloniale dhe skllavërisë historike. Po ashtu është e domosdoshme që të luftohen në mënyrë sistematike fjalimet që nxisin urrejtjen dhe veprat raciste. Një fushë e rëndësishme është puna e policisë. Racial Profiling, përshkrimi i njerëzve në bazë të racës dhe mbyllja e syve para veprave raciste nga ana e policëve duhet të ndalohen.

Edhe barazia në pjesëmarrjen në arsim, punësim, banim dhe shërbimet e shëndetit duhet të respektohen nëpërmjet ligjeve dhe praktikës së jetuar. Por ndryshimi nuk mund të arrihet vetëm me detyrimin ligjor: Përpjekjet në sektorin e arsimit janë të domosdoshme. Programet mësimore në shkolla duhet të pasqyrojnë historinë dhe trashëgiminë kulturore të njerëzve me prejardhje afrikane si dhe kontributin e tyre për zhvillimin e shoqërisë sonë.

Për të arritur këtë nuk mungojnë instrumentat ligjorë, financiarë dhe të specializuar. Ajo çka mungon është vullneti politik. Vendet europiane nuk duhet të vazhdojnë të injorojnë afrofobinë. Ka ardhur koha për të vepruar, sepse hendeku midis premtimit për barazi për të gjithë dhe realitetit duhet zvogëluar sa më shumë./DW/

Tags: afrofobiaeuropeRacizmi

TË LIDHURA

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet
Bota

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore
Bota

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025
Next Post
Shtyhet seanca për fletën e votimit të 25 prillit

Shtyhet seanca për fletën e votimit të 25 prillit

Origjina e Covid-19, OBSH: Ekipi në Kinë hasi probleme për të marrë të dhëna

Origjina e Covid-19, OBSH: Ekipi në Kinë hasi probleme për të marrë të dhëna

DiCaprio nxjerr videon e lumit Vjosa: Ta shpërndajnë krerët e politikës

DiCaprio nxjerr videon e lumit Vjosa: Ta shpërndajnë krerët e politikës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Aktualitet

Ky semafor në Shkozët po bllokon gjithë trafikun drejt Jugut, ndërsa qeveria tregohet e paaftë t’i japë zgjidhje

by mirseda
11:32 | 16/08/2025
0

Një semafor i vetëm, në aksin që lidh Plepat me Urën e Dajlanit, është kthyer në makthin...

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com