E hënë, 25 Tetor, 2021
7.5 C
Tirana

DiCaprio nxjerr videon e lumit Vjosa: Ta shpërndajnë krerët e politikës

Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio ka folur sërish në mbrojtje të lumit Vjosa. Aktori i është bashkuar lëvizjes për të shpallur lumin Vjosa Park Kombëtar dhe për ta mbrojur nga HEC-et që rrezikojnë ta shkatërrojnë.

Ai ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë Europa, që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian, që të mbështesin iniciativën VjosaParkNow, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.

DiCaprio e përfundoi shkrimin e tij duke i kërkuar ndjekësve, që të shpërndajnë sa më shumë videon dhe t’i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

”Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, duke e shtrirë të gjithë gjatësinë e lumit.”

‘Shpërndajeni këtë video dhe pyesni @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...