Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Glaukoma ose “Vjedhësja e heshtur e shikimit”

5 vjet ago
in Të Gjitha
Glaukoma ose “Vjedhësja e heshtur e shikimit”

Glaukoma konsiderohet  nga mjekët okulistë si  “vjedhësja e heshtur e shikimit”, për shkak se humbja e shikimit ndodh gradualisht për një periudhë të gjatë, ndërsa simptomat paraqiten atëherë kur sëmundja është mjaft e avancuar. Sipas mjekëve, nëse njëherë shikim humbet ai nuk mund të kthehet, kështu që qëllimi i trajtimit është parandalimi i përparimit të sëmundjes.

Në fakt, Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit,  që quhet presioni intraokular. Lëngu i syrit prodhohet nga procesuset ciliare të syrit,pastaj ky lëng kalon në dhomëzën e pasme të syrit më tutje përmes pupillws kalon në dhomëzën e përparmë të syrit, nga këtu rrjeta trabekulare përmes kanalit të Schlemm-it drenon këtë lëng në pleksusin skleral dhe në qarkullimin e gjakut.

Ndërkaq, rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të shpiejë në verbim të plotë nëse nuk trajtohet. Situata deri te humbja e të pamurit vjen për shkak të dëmtimit të nervit optik i cili dërgon sinjale të të pamurit nga syri deri tek truri.

Glaukoma klasifikohet në dy kategori:

1-Glaukoma me kënd të hapur

Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm.Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit. Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm. Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit.

Rritja e presionit intraokular ushtron shtypje në trupin qelqor (corpus vitreous), i cili më tutje shtyn retinën ne drejtim të koroidesë duke shtypur enët e gjakut që ushqejnë retinën me gjak. Pa furnizim të mjaftueshëm me gjak qelizat retinale vdesin dhe nervi optik atrofohet duke shkaktuar verbim. Fijet nervore më së largu prej pikës fokale dështojnë të parat, për shkak të distancës nga furnizimi qendror me gjak, kështu qw humbja e të pamurit te glaukoma fillon në periferi të fushës vizive duke progresuar çdo herë e më keq e ashtuquajtura “të pamurit e tunelit” – tunnel vision. Nga kjo lloj glaukome shkaktohet humbja graduale progresive e fushës vizive si dhe ndryshimet në nervin optik.

2-Glaukoma me kënd të mbyllur

Glaukoma me kënd të mbyllur mund të paraqitet papritmas dhe shpeshëherë shoqërohet me dhembje. Humbja e shikimit mund te përparojë shpejt por diskomforti shtyen shumicën e pacientëve të kërkojnë ndihmë mjekësore para se të ndodhw dëmtimi i përhershëm i të pamurit. Te glaukoma me kënd të mbyllur këndi mes kornesë dhe irisit është komplet i mbyllur duke pamundësuar rrjedhën e lëngut të syrit nga dhomëza e pasme në atë të përparme dhe jashtë rrjetës trabekulare. Te kjo lloj glaukome shkaktohet dhembje e papritur e syrit, syri i skuqur, shikimi i halove përreth dritës, mundim, vjellje dhe dobësim i papritur i shikimit.

Faktorët e rrezikut

E para është mosha.  Personat mbi moshën 60 vjeçare kanë të rritur rrezikun për këtë sëmundje. Rreziku për zhvillim të glaukomës rritet me kalimin e viteve. Ata që kanë një histori familjare me glaukomë janë më të shfaqur ndaj këtij rreziku. Gjithashtu, ndikojnë edhe  dëmtimet fizike të syrit apo traumat e syrit. Okulistët rreshtojnë në këtë rreik edhe trashwsinë e kornesë,tumoret e syrit, inflamacionet e syrit apo shkëputjen e retinës.

Diagnoza dhe mjekimet

Testi për glaukomë duhet të përfshijë matjen e presionit intraokular përmes tonometrisë, ekzaminimi i këndit të dhomëzës së përparmë dhe ekzaminimi i nervit optik. Për mjekimet e glaukomës ka dy lloje mjekimesh- ai farmaceutik dhe kirurgjikal.

a)Mjekimi farmaceutik

Presioni intraokular mund të ulet me barna në formë të pikave për sy. Klasë të ndryshme të barnave përdoren për trajtimin e glaukomës ku secila prej tyre mund të kenw efekt lokal dhe sistemik. Këto ilaçe përdoren në rastet kur duhet të rrisin rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin mes irido-korneal, kur duhet të ulin prodhimin e lëngut të syrit nga trupi biliar, ose edhe të dyja të kombinuara. Mjekët sugjerojnë agjentët miotik të cilët shkaktojnë kontraksionin e muskujve ciliarë dhe hapjen e rrjetës trabekulare duke lejuar rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin irido-korneal. Gjithashtu, edhe inhibitorët e anhidrazës karbonike që ulin sekretimin e lëngut të syrit duke inhibuar anhidrazën karbonike në trupin ciliar.

b)Mjekimi kirurgjikal

Në mjekimin e glaukomës gjejnë zbatim edhe kirurgjia konvencionale edhe ajo lazerike. Përmes kirurgjisë laserike te glaukoma me kënd të hapur arrihet, rritja e rrjedhjes së lëngut të syrit ose eliminohet bllokimi i qarkullimit të lëngut të syrit te glaukoma me kënd të mbyllur.

Tags: glaukomashikimisyri

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Dilni jashtë/ Kolegët e Arjan Salës rrëfejnë si hyri i riu në vatrën e zjarrit

Dilni jashtë/ Kolegët e Arjan Salës rrëfejnë si hyri i riu në vatrën e zjarrit

Pse nuk ka më aktore si Elizabet Tejlor?

Pse nuk ka më aktore si Elizabet Tejlor?

Rama: 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian

Rama: 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme
Bota

Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

by mirseda
19:07 | 15/10/2025
0

Në fund të vitit 2015, Kremlini arriti një fitore kyç kur nisi intervenimin ushtarak në Siri për...

Drejtoresha e KE pritet Dumanin në Bruksel për të prezantuar arritjet e SPAK

Drejtoresha e KE pritet Dumanin në Bruksel për të prezantuar arritjet e SPAK

19:04 | 15/10/2025
BIRN: Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

BIRN: Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

18:30 | 15/10/2025
Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

18:28 | 15/10/2025
Rekord me kombëtaren, Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet

Rekord me kombëtaren, Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet

18:25 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com