Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Merkel: BE-ja ka nevojë të rrisë prodhimin e vaksinave

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Merkel: BE-ja ka nevojë të rrisë prodhimin e vaksinave

Problemet e Bashkimit Evropian në sigurimin e furnizimeve me vaksina të koronavirusit kanë theksuar nevojën që blloku të dyfishojë përpjekjet e tij për të prodhuar dozat e veta, tha të enjten kancelarja gjermane Angela Merkel.

Duke folur në parlament përpara një takimi të nivelit të lartë të BE-së, kancelarja Merkel pranoi se vaksinimet në Gjermani nuk kanë shkuar me ritmin që shpresohej. Por ajo hodhi poshtë kritikat se nuk ishin porositur vaksina të mjaftueshme dhe tha se problemi ishte shpejtësia e shpërndarjes.

“Ne po shohim qartë se kompanitë farmaceutike britanike po prodhojnë për Britaninë e Madhe. Shtetet e Bashkuara nuk po eksportojnë dhe për këtë arsye ne jemi të varur nga sasia që mund të prodhohet në Evropë, “tha ajo.

Kancelarja tha se udhëheqësit evropianë kanë në plan të diskutojnë në takimin e nivelit të lartë rreth mënyrave se si blloku mund të sigurojë një furnizim më të qëndrueshëm të vaksinave në të ardhmen.

Zonja Merkel më parë i kishte kërkuar BE-së të jetë “shumë e kujdesshme” në ndalimin e eksportit të vaksinave. Por ajo tha se mbështet përpjekjet e komisionit ekzekutiv të bllokut për të siguruar që kontratat e vaksinave zbatohen, duke cituar problemet e furnizimit që BE-ja ka pasur me vaksinën e AstraZeneca-s.

Ajo i tha parlamentit se përveç sigurimit të furnizimeve të saj me vaksina, BE-ja duhet të punojë me vendet e tjera prodhuese për të siguruar që ka mjaft vaksina të disponueshme për të gjithë në botë.

“Nëse nuk kemi sukses për këtë, do të përballemi vazhdimisht me mutacione, të cilat rrisin rrezikun e mundshëm që vaksinat të mos jenë më efektive,” tha kanceralja.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 75,000 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë. Qendra për kontrollin e sëmundjeve në vend raportoi të enjten 22,657 raste të reja ditore, nga 17,504 raste të reja ditore që u shënuan një javë më parë.

Merkel dhe guvernatorët e shteteve (landeve) ranë dakord më parë këtë javë për një strategji të re në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit, megjithëse kancelarja u tërhoq nga një mbyllje e planifikuar 5-ditore gjatë Pashkëve.

Restorantet, baret dhe shumë ambiente të tjera vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

Gjermania aktualisht po regjistron 113.3 raste të reja javore për 100,000 banorë në të gjithë vendin që variojnë në rajone të ndryshme.

Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të vaksinohen sa më shpejt që të munden dhe të përdorin testet e koronavirusit për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit derisa të vaksinohen më shumë njerëz.

“Sa më shumë të testohemi, aq më pak kufizohemi”, tha ajo.

Kancelarja Merkel tha se me vaksinat dhe testet e shtuara, mund të shihet “dritë në fund të tunelit ” dhe u kërkoi gjermanëve të jenë sa më pozitivë./VOA/

Tags: Angela Merkelbevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

22:42 | 02/12/2025
I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit
Bota

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave
Bota

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Next Post
Qytetari denoncon tek Berisha skandalin me Ambasadën: Nuk punon prej dy muajsh

Berisha: Fushata e Ramës si plakat e Marsit, e Bashës si vullkan

Fushata/ Zheji: Rama nervoz, Basha program të qartë me vizion për të ardhmen

Ja si Eleonor Ruzvelt, shpiku figurën e Zonjës së Parë të Amerikës

Ja si Eleonor Ruzvelt, shpiku figurën e Zonjës së Parë të Amerikës







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com