Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden, takim virtual me udhëheqësit e BE-së për të rindërtuar marrëdhëniet

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Biden, takim virtual me udhëheqësit e BE-së për të rindërtuar marrëdhëniet

Presidenti Joe Biden do t’i bashkohet virtualisht të enjten konferencës së udhëheqësve të Bashkimit Evropian ndërsa palët po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre pas katër vitesh të vështira gjatë administratës së ish-Presidentin Donald Trump.

Shumë udhëheqës evropianë ndoqën me shqetësim vendimet e zotit Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, vendosjen e tarifave mbi mallrat e BE-së si dhe refuzimin ndaj institucioneve shumëpalëshe që Uashingtoni kishte mbështetur prej dekadash.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim presidentin amerikan në takimin e Këshillit Evropian të kësaj jave“, shkruante në Twitter Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili kryeson samitin.

“Kam ftuar Presidentin amerikan të na bashkohet që të ndajë pikëpamjet e tij mbi bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Është koha për të rindërtuar aleancën tonë transatlantike“, shkruante ai më tej.

Sipas një zëdhënësi të Bashkimit Evropian, hera e fundit që një president amerikan i është drejtuar një takimi të nivelit të lartë të BE-së ishte në vitin 2009, edhe pse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur takime të rregullta në kuadër të NATO-s.

Krerët e BE-së do të takohen virtualisht të enjten dhe të premten për të diskutuar rreth çështjeve të tilla si vaksinat, Rusia, Turqia dhe politika industriale. Zëdhënës i BE-së tha se Presidenti Biden pritet t’i bashkohet samitit të enjten.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se zoti Biden “do të diskutojë me udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbi nevojën e rigjallërimit të marrëdhënieve SHBA-BE, të punojnë së bashku për të luftuar pandeminë dhe për të trajtuar çështjet e ndryshimit të klimës e për të thelluar marrëdhëniet tregtare dhe investimet”.

Presidenti Biden do të diskutojë rreth Kinës e Rusisë me udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, të cilët e kanë mirëpritur presidencën e tij si një mundësi për të forcuar përparësitë e bllokut mbi të drejtat e njeriut dhe ngrohjen globale.

Megjithatë diplomatët thonë se qëndrimi i ashpër i SHBA-së ndaj Kinës, nxitja që Gjermania po i bën përfundimit të projektit të gazsjellësit me Rusinë dhe këmbëngulja amerikane që evropianët të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, do të vazhdojnë të jenë çështje të nxehta./VOA/

Tags: beJoe Bidentakim virtual

TË LIDHURA

Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze
Bota

Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze

19:22 | 02/09/2025
Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë
Bota

Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë

19:20 | 02/09/2025
Pas tërmetit të fuqishëm me mbi 1.400 të vdekur, shënohet tjetër lëkundje e fortë në Afganistan
Bota

Pas tërmetit të fuqishëm me mbi 1.400 të vdekur, shënohet tjetër lëkundje e fortë në Afganistan

18:27 | 02/09/2025
Next Post
Sondazhi/ 51.4% e shohin si të padrejtë ndërhyrjen e bashkisë në zyrat e FRD-së

Sondazhi/ 51.4% e shohin si të padrejtë ndërhyrjen e bashkisë në zyrat e FRD-së

Pse zgjedhjet e 2021, nuk mund të jenë si të 2019

Orientimi i votës/ Opozita e Bashkuar merr 51%, PS 46.5%

Akuza e Bushatit: Në listat e PS-së, sot ka ekzekutorë të parave të shqiptarëve

Akuza e Bushatit: Në listat e PS-së, sot ka ekzekutorë të parave të shqiptarëve

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës Osmani takon ambasadorin gjerman në Prishtinë, ja çfarë diskutuan
Kosovo

Presidentja e Kosovës Osmani takon ambasadorin gjerman në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

by mirseda
20:11 | 02/09/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Sipas njoftimit nga...

Sulmuesi i Shpresave te Partizani, të kuqtë zyrtarizojnë marrëveshjen

Sulmuesi i Shpresave te Partizani, të kuqtë zyrtarizojnë marrëveshjen

20:03 | 02/09/2025
Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën disa ditë më parë

Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën disa ditë më parë

19:29 | 02/09/2025
Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze

Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze

19:22 | 02/09/2025
Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë

Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë

19:20 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com