Atletiko
Atletiko Madrid, drejtuesit e La Ligës, fituan 1-0 në shtëpi kundër Alaveshit dje, falë një penalltie të pritur heroikisht në fund nga portieri Jan Oblak.
Atletiko kaloi në epërsi në minutën e 54-të kur Luis Suarez goditi me kokë një krosim të Kieran Trippier, por ekipi i Diego Simeones u tremb kur teksa përpiqej të mbronte avantazhin gati sa nuk pagoi një çmim të rëndë me Stefan Savicin që u ndëshkua për faullin ndaj Luis Riojas.
Alavesh fitoi një penallti në minutën e 86-të, por Oblak u hodh në krahun e duhur duke bllokuar goditjen e Joselu me dorën e tij të majtë dhe duke ruajtur kështu epërsinë e ekipit të tij.
Atletiko është në krye të tabelës me 66 pikë me 10 ndeshje të mbetura, me katër pikë distancë nga Barcelona e vendit të dytë dhe gjashtë përpara Real Madridit të vendit të tretë.
Barcelona
Ndërkohë, Lionel Messi mbylli një mbrëmje rekord me dopietë dhe asist teksa Barcelona fitoi 6-1 ndaj Real Sociedadit.
Messi asistoi të parin nga dy golat e Sergino Dest dhe më pas shënoi dy vetë ndërsa luajti ndeshjen e tij të 768-të për klubin, duke kaluar Xavin për t’u bërë lojtari me më shumë paraqitje për katalanasit.
Antoine Griezmann hapi rezultatin dhe Ousmane Dembele shtoi një të pestë për blaugranat para se Ander Barrenetxea të shënonte një gol të bukur ngushëllimi në minutën e 77-të.
Por, me të drejtë, fjala e fundit i takon Messit, i cili kurorëzoi fitoren me gol nga krosimi i Jordi Albës në minutën e 89-të.
Ishte fitorja e pestë radhazi në ligë për Barcelonën, e cila u kthye në vendin e dytë mbi rivalët e Real Madridit.