Aknet adulte, shkaktarët dhe si mund të kurohen

Aknet janë një patologji e zakonshme tek adoleshentet. Rreth 40% e adoloshentëve kanë akne për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizëm gjatë fazës së pubertetit. Gjatë kësaj periudhe ajo është e zakonshme por ka raste që akne fillon në moshë më të madhe atëherë kur adoleshenca ka mbaruar dhe konsiderohemi të rritur tashmë. Por aknet mund fillojnë edhe në moshë të rritur apo edhe në dekadën e tretë të jetës, madje edhe  edhe tek femrat që nuk kanë pasur akne në adoloshencën e tyre. Por, përveçse janë një problem për këtë moshë, aknet tek të rriturit nuk kanë as të njëjtin trajtim. Ndaj pyetjet për dermatologët duhet të jenë të menjëhershme.

Arsyet e akneve adulte

Të parat janë të rrezikuara femrat me fytyrë të yndyrshme dhe ato me pore të mëdha. Aknet në moshë të rritur (30-40-50) përgjithësisht shfaqen në lekurën e nofulles së poshtme dhe drejt qafës në trajten e një U-je, por nuk përjashtohen rastet edhe në zonën T të fytyrës apo në ballë e faqe. Femrat kanë akne në moshë të rritur në përqindje më shumë se meshkujt dhe arsyet mund të jenë të shkaktuara nga luhatja e nivelit hormonal, që çon në disbalancë hormonale. Kjo luhatje hormonale mund të jetë përpara cilklit menstrual, gjat shtatzanisë, rreth menopausës dhe gjatë menopausës.

A ndikon stresi?

Studius të ndryshëm kanë gjetur një lidhje midis stresit dhe shpërthimit të aknes në moshë të rritur duke patur parasysh faktin që pas të 20-ve, rritet sasia e stresit që përballojmë për shkak të mbarimit të shkollës, gjetjes së një pune, përballimit të jetës në mënyrë të pavarur apo edhe shkaqe të tjera. Në përgjigje të stresit trupi ynë prodhon më shumë androgjene. Këto hormone stimulojnë gjëndrat e yndyrës në lëkurë dhe ato në folikujt e qimeve për të prodhuar më shume yndyrë, e cila na çon në krijimin e akneve. Ky është shpjegimi pse aknet vazhdojnë kur e gjejmë veten nën stres.

Lexo edhe :   Çfarë është depresioni i paslindjes

Po historia familjare ndikon?

Dermatologët thonë se, nëse kemi një person me lidhje gjaku si prind, vella, apo motër që ka akne, apo ka pasur akne në moshën adulte, ne mund të kemi një predispozicion gjenetik për të zhvilluar akne në moshë të rritur.

Po produktet estetike a ndikojnë?

Në moshë të rritur, kur shtohet përdorimi i produkteve për kujdesjen e lekurës së fytyres, rrezikon të ndryshojë edhe sasia e yndyrës, që më pas shkakton aknet. Personat e rrezikuar nga rritja e yndyrës duhet patjetër të marrin këshilla nga mjeku dermatolog. Përdoruesit duhet të kujdesen që produktet si ato hidratuese, si pastruesit e fytyres, kremrat solar dhe të gjthë produktet e tjera, të kenë këto terma të shkrujatura në etiketat e tyr. E megjithatë, sërish aknet mund të shkatohen, ndaj duhen konsultat për të gjetur shkaqet.

A shkaktohen aknet nga përdorimi i ilaçeve?

Aknet mund shkaktohen edhe si rezultat i mjekimeve me disa medikamenteve, ndaj është me rëndësi që të gjent një mjekim alternativ. Përdorimi i ilaçeve do të ishte mirë të paraprihej nga konsulta me dermatologun, pasi shpesh, aknet në moshe të rritur, janë shenjë e sëmundjeve të padiagnostikuara. Dermatologët thonë se, pavarësisht shkaqeve, aknet në moshë të rritur janë përgjithësisht të përmirësueshme.