Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Marshalli turbullon ujërat dhe ëndërron përçarjen e Opozitës?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Marshalli turbullon ujërat dhe ëndërron përçarjen e Opozitës?

Nga: Artur Zheji

Tanimë sondazhet po bëhen edhe më kokëforta dhe më këmbëngulëse, ato, plus apo minus 5, si i thonë fjalës, e japin humbës sfidantin e mandatit të tretë! Dhe kjo e ka mërzitur Marshallin e Përgjithshëm! Por me thënë të drejtën Ay, me një vullnet të admirueshëm, nuk dorëzohet dhe pas “tërbimit” të parë shpërthyes, po aplikon një skemë të re: “Përçarjen e Opozitës!”

Sepse sondazhet pra, japin një prerje tërthore të realitetit, ku PD plus LSI dhe të tjerët e koalicionit opozitar, bëjnë më shumë numra, gjithmonë sipas këtij trendy të fotografuar këto kohë.
Marshalli, pasi hoqi dorë, ndoshta momentalisht nga fushata shpërthyese dhe negativiste e atypëratyshme, mban në dorë një bisht lepuri, delikate dhe që gudulis zonjat, kur bëjnë makeup dhe një dorezë hekuri me thumba, në dorën tjetër.

Me bishtin e lepurit, por herë herë edhe me një puplore, heq pluhurat e PD-së së sotme dhe bën sikur pastron zbokthin te supet e Lul Bashës (në të vërtetë vetëm zbokth që nuk ka ai).

Me dorën tjetër, mbasi mbath mirë dorezën e hekurit dhe drejton nga jashtë thumbat e mprehura keqas, sulmon LSI, grushton Metën dhe trazon e provokon Berishën, sepse këshilltarët i thonë, që dueli me Berishën e kompaktëson të Majtën që po del nga “rruga e duhur…” (lexo nga rruga e Marshallit…)
Buzëqeshja dhe qetësia e Bashës, po bëhet përditë e më konsensuale nga njera anë dhe po aq më acaruese për Marshallin, që me sa duket po e kupton se Ay, Marshalli pra, nuk ka më se si të ndalojë ecjen e tij përpara në pikë sondazhesh dhe në preference…

 

 

Kjo në të vërtetë i krijon një akullnajë në shpirt dhe një stuhi mjergulluese në vështrimin kah e ardhmja, jo më aq rozë, sa i thoshnin…

Atëhere, sipas tij, e vetmja shpresë, në Pashpresësinë që po avitet, në mënyrë acaruese për Marshallin, është “goditja me dorezë hekuri” e LSI-së dhe të tjerëve…
Por me sa duket, Ay, ka harruar që populli mban shënim dhe nuk harron dot se, Ay pra, ka 4 vjet që qeveris me dorë të rëndë, pa LSI-në pushtet!

Madje, sikur kjo të mos mjaftonte, Ay, ca nga “birbot” më të shquara të LSI-së, për nga asgjëbërja spektakolare, i thithi plot dashuri në parti e në fushatë të vet…
I shkreti Marshall, dhimsurisht i duhet t’i mbajë dhe ata, në shpinë të vet dhe të zgjedhësve socialistë, këtë barrë të shtuar të Asgjëbërjes perfekte…
Por Marshalli nuk dorëzohet! Ai sulmon trimërisht dhe plot vullnet (gjithmonë të admirueshëm).

Sulmon politikisht Opozitën, edhe në mënyrë të nëndheshme, përmes përçarjes, përmes diversionit dhe përmes ushqimit virtuoz të Paranojës së kundërshtarëve, që, le të themi, le ta themi pra, me plot gojën, Marshalli, (një nxënës i mirë i diversionizmës berishiane), di ta bëjë edhe Ay, mrekullisht!

Por, me sa duket “Dialektika” ka vendosur!
Shansi që ju dha bujarisht dhe me të tepërt Marshallit, është tashmë një kandil me vaj në sosje e sipër… dhe mjerisht, Dialektika, as nuk shitet dhe as nuk blihet dot!…
Asaj vetëm duhet ti nënshtrohesh mençurisht, sepse Bota nuk ndalon së rrotulluari më 25 Prill, thjesht ecën para, me ose pa Marshallin, me ose pa, seicilin nga ne…

Tags: artur zhejimarshallopinionpercarja e opozites

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Nis vaksinimi i mjekëve kosovarë: S’kishim frikë nga lufta, e jo më nga vaksina

Nis vaksinimi i mjekëve kosovarë: S'kishim frikë nga lufta, e jo më nga vaksina

Ultrasit e Slavias postojnë banderolën raciste plot krenari në Insta

Ultrasit e Slavias postojnë banderolën raciste plot krenari në Insta

Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama: Vuçiç luan me kukulla në Facebook

Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama: Vuçiç luan me kukulla në Facebook







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com