Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Eurostat: Shqipëtarët me fitimet më të ulëta mujore në Europë

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vendet më mjerane në botë/ Ku renditet Shqipëria

Me 302 euro në muaj, Shqipëria renditet e fundit në Europë për fitimet mediane mujore bruto për vitin 2018 të qytetarëve të saj, sipas një publikimi të sotshëm të Eurostat. Këto të dhëna (fitimet mediane) referojnë që gjysma e shqiptarëve fitojnë më pak se 302 euro në muaj dhe gjysma tjetër më shumë.

Më pak në Europë fitojnë dhe banorët e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi (të dhënat për M.Veriut, Malit të Zi, Turqisë janë të vitit 2014). Por, gjithsesi, fitimet medianetë shqiptarëve në 2018-n ishin 25% më të ulëta sesa të maqedonasve dhe sa gjysma e malazezëve në 2014-n, ndërsa janë 53% e fitimeve mesatare të serbëve në 2018-n. (mungojnë të dhënat për Kosovën).

Sipas Eurostat, fitimet mujore bruto ndryshojnë mjaft në të gjithë BE-në. Në vitin 2018, fitimet mediane mujore varionin nga 4 057 EUR në muaj në Danimarkë në 442 EUR në Bullgari.

Eurostat shpjegon se mediana përcaktohet si një ‘vlerë e mesme’: gjysma e punonjësve fitojnë më pak dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë se vlera mesatare e fitimeve. Fitimet mujore bruto i referohen pagave dhe shpërblimeve të fituara nga punonjësit (përfshirë praktikantët) në muajin e referencës (përgjithësisht tetor 2018), para zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore. Përfshihen pagesa jashtë orarit, shtesat, shpërblimet, komisioni, etj. Fitimet mujore bruto të punonjësve me kohë të pjesshme janë shndërruar në njësi me kohë të plotë.

Së bashku me Danimarkën, në krye të listës ishte Luksemburgu me fitime mediane prej 3 671 EUR në muaj, pasuar nga Suedia (3 135 EUR), Belgjika (3 092 EUR), Irlanda (3 021 EUR), Finlanda (2 958 EUR) dhe Gjermania (2 891 EUR).

Në skajin tjetër të listës, Bullgaria kishte të ardhurat e saj mesatare mujore prej 442 EUR. Pas saj renditen Rumania me 700 EUR në muaj, Hungaria me 801 EUR dhe Lituania me 809 EUR.

Pagat më të ulëta në të gjitha sektorët

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat dhe të instituteve statistikore rajonale, punonjësit shqiptarë marrin pagat më të ulëta në të gjithë sektorët. Psh, sipas INSTAT, paga mesatare në sektorin e “Aktiviteteve Financiare dhe Sigurimit”, që është aktiviteti më i paguar në Shqipëri, për vitin 2019 ishte 107.7 mijë lekë, ose rreth 870 euro në muaj. Sipas Eurostat, në Gjermani, paga mesatare në sistemin financiar dhe të sigurimeve është rreth 4.4 mijë euro, në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar arrin në rreth 5 mijë euro, ndërsa rekordin e mban Zvicra, me 9.4 mijë euro në muaj.

Teknologjia e informacionit, në Shqipëri ky profesion paguhet mesatarisht 645 euro, që është të paktën sa gjysma e shtetit që jep më pak për këtë profesion (Bullgaria me rreth 1.3 mijë euro/muaj).  Në vendet e BE-së ata paguhen mesatarisht mbi 2 mijë euro, në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 4 mijë euro dhe rekordin e mbajnë sërish Norvegjia dhe Zvicra më përkatësisht 6.2 dhe 8.2 mijë euro/muaj.

Edhe në rajon paguhemi më pak. Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte rreth 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro, sipas të dhënave nga institucionet statistikore përkatëse.

Burimi:Monitor

Tags: Eurostatpagashqiptaret

TË LIDHURA

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve
Aktualitet

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

13:35 | 02/04/2026
I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen
Aktualitet

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

12:40 | 02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës
Aktualitet

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

12:23 | 02/04/2026
Next Post
Meta thumbon Ramën: Më 25 prill, do ta kthejmë tek Zaho dhe Linda

Presidenti Meta: Shoqëria civile ka përkrahjen time në mbrojtjen e Vjosës

Cilat do të jenë pasojat e Gjykatës Speciale?

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme arrestohet ish pjesëtari i UÇK, Pjetër Shala

Nuk zbriti në fushë në ndeshjen e Kupës, Luftëtari humbet 3-0 në tavolinë

Analizë/ Luhet sot Kupa e Shqipërisë, secila sfidë në lupën e Tirana Today







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit
Aktualitet

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit

by mirseda
15:06 | 02/04/2026
0

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet...

“Do të të bëj atë që…”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

“Do të të bëj atë që…”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

15:05 | 02/04/2026
I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

15:03 | 02/04/2026
Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

15:01 | 02/04/2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka lag me bidonin me ujë Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka lag me bidonin me ujë Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

14:38 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com