E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Analizë/ Luhet sot Kupa e Shqipërisë, secila sfidë në lupën e Tirana Today

Luhet sot raundi i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë në futboll dhe ka shumë objektiva në tavolinë. Ndeshjet teke e bëjnë edhe më emocionuese këtë fazë në këtë sezon. Pas ditës së sotme do të hidhet short tjetër për të përcaktuar përballjet gjysmëfinale mes 4 të kualifikuarve. Ja përballjet:

13:00 Dinamo – Skënderbeu

Blutë e kryeqytetit rikthehen të jenë të rëndësishëm në futbollin shqiptar dhe më në fund janë dhe në luftën për ngjitje në superiore pas shumë vitesh pritje. Dinamo shpreson tek sezoni i mirë i deritanishëm dhe tek sezoni negativ i korçarëve që të bëhen bashkë dhe të sjellin kualifikimin. Nga ana tjetër Skënderbeu i goditur rëndë nga dënimi i UEFA-s, që duket se e rrëzoi ekipin që bëri historinë e futbollit shqiptar, po lufton në superiore për të mos rënë dhe duket se Kupa e Shqipërisë do të ishte një luftë konsumuese dhe shpërqëndruese nga përpjekjet për mbijetesën.

13:00 Laçi – Partizani

Në orën 13:00 nis dhe përballja ndoshta më e fortë e ditës: ajo midis laçjanëve dhe ‘demave të kuq’. Dy ekipe që kryesojnë superligën dhe futbollin shqiptar. Dy nga ekipet më të mirëorganizuar si në strukturë ashtu dhe taktikisht në fushë. Shpëtim Duro do të përballet me të shkuarën e tij por përballja në nivel kolegësh me Ilir Dajën premton kualitet. Një ndeshje për të mos u humbur!

16:00 Teuta – Kukësi

Ajo që është interesante në këtë përballje është fakti se Kukësi sheh Kupën e Shqipërisë si e vetmja mundësi për trofe këtë sezon që për hir të së vërtetës ka qenë zhgënjyes për verilindorët deri më tani. Teuta nga ana tjetër po përjeton një nga sezonet më të mira dhe Edi Martini kërkon trofeun që i pëlqen aq shumë. Dy ekipe që e kanë nisur sezonin me objektiv minimal Europën premtojnë gjithashtu një ndeshje të paparashikueshme.

Lexo edhe :   Raundi i dytë i Conference League/ Fiton Laçi, zhgënjejnë Teuta dhe Vllaznia

16:00 Vllaznia – Korabi

Do të donim ta quanim këtë sfidë, derbin e veriut, një ndeshje të parashikueshme por nuk na lejohet. E para sepse Korabi vjen nga eleminimi i Tiranës nga ky kompeticion, gjë që i jep shumë zemër dhe tregon gjithashtu që mund të mundë çdo ekip në ditën e vet dhe e dyta nuk mund ta parashikojmë aq kollaj këtë sfidë edhe prej formës terrorizuese të Vllaznisë. Shkodranët kanë marrë 2 pikë në 5 ndeshjet e fundit dhe janë goditur rëndë psikologjikisht edhe nga humbja e kreut të Superligës pas shumë e shumë javësh në krye. Mbetet për t’u ndjekur!

Lexo edhe :   Raundi i dytë i Conference League/ Fiton Laçi, zhgënjejnë Teuta dhe Vllaznia

T.Kotorri

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...